Investitorët që po ndërrojnë timonin

Investitorët që po ndërrojnë timonin


 

Sigurisht që struktura e investimeve në Shqipëri është e përqëndruar në tregti e shërbime të thjeshta. Por, vitet e fundit, veçanërisht ndikuar nga kriza financiare ndërkombëtare, shumë sipërmarrës po reflektojnë si të qëndrojnë në treg, duke riorientuar investimet e tyre në fusha të tjera.

Mund të keni dëgjuar vërdallë të thonë: “Nuk është e lehtë tashmë të bësh biznes!”. Kjo nënkupton se nuk jemi më para 15 apo 20 vitesh, kur mjaftonte të blije diku e të shisje diku tjetër për të fituar.

Sigurisht, tregtia vijon të jetë dhe ndërmjetësimi prodhues-konsumator po merr rëndësi edhe më të madhe, duke u specifikuar e specializuar. Tashmë, blerësi edhe pse ende “i uritur”, është bërë shumë më i zgjuar se dikur (për shkak të njohurive shumë më të mëdha që mund të kishte ndaj disa viteve më parë).

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Tregtarë e sipërmarrës në vend, janë rritur bashkë me bizneset e tyre, kanë mësuar, aq sa për të qenë të zgjuar të kuptojnë se ku duhet të zgjerohen, në çfushë duhet të zhvendosen, apo çfarë experience të re mund të nisin.

Samir Shqarri, ëshë djali i një familje tregtare, që prej vitesh shiste veshje në një dyqan në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Prej rreth një viti, ai bashkë me familjen kanë hapur një restorant afër rreth rrotullimit “Zogu Zi” pasi e kanë mbyllur dyqanin.

I quajtur “Mama’s Bistro”, restoranti parashikon të ofrojë vakte të shëndetshme e jo shumë të shtrenjta për njerëzit. Është një zgjidhje për punonjësit nëpër zyra, për vizitorë në Tiranë, apo edhe për një takim mes miqsh. Ideja ishte e Samirit, “po binte xhiro e butikut. Me ngritjen e taksave nga 2013-a patëm edhe presionin për të kaluar si biznes i madh. I gjithë aktiviteti gjeneronte thjeshtë një rrogë të mirë, por s’kishe çtë ndaje”, thotë ai.

Ai tregon se, “Ideja për këtë lloj biznesi lindi duke parë zonën me zyra dhe mundësinë për t’u ofruar një drekë, ambient të këndshëm cilësi të pranueshme dhe çmim jo të shtrenjtë. U nisëm për diçka më të thjeshtë se aq, por u shtymë për të bërë diçka të plotë, thotë Samiri.

Familja e tij, e cila gatuan e shërben përkrah punonjësve, ka vendosur të respektojë një rregull: të furnizohet vetëm me produkte vendase, mish, vaj ulliri vendi dhe produktet e baxhos. “Mishin e viçit e marrim nga Shkodra, pulët në Seman të Fierit. Ndërsa baxho ku furnizohet me bulmet është rrugës për në Skrapar. Vajin e ullirit e merr në Berat dhe për të përmbyllur ciklin e punës, mamaja e tij bën disa specialitetite. Ekonomiste në profesion, ajo gatuan për restorantin, disa gatime që bën edhe në shtëpi për djalin dhe familjen e saj. Dora e familjes në biznesin e ri, në një fushë tërësisht të ndryshme nga tregtia, ndihet kudo. Motra arkitekte ka projektuar dhe realizuar një investim që shkon në 100 mijë euro.

Nga ndërtimi, në co-working space

Ogert Gjata, është marrë me ndërtime prej vitesh, po së fundi, ka zgjedhur të menaxhojë disa nga pronat e tij, duke sjellë alternativa të reja për tregun e zyrave të punës. Në zonën e ish Bllokut, një profesionist i lirë, apo një grup profesionistësh mund të vendosin në mënyrë kreative të zhvillojnë punën e tyre në zemër të kryeqytetit. Dutch Hub Tirana, është konceptuar duke krijuar të gjitha facilitetet e një zyre pune.

Sipërmarrësi i këtij biznesi të ri, tregon se ambienti do t’u mundësojë kryesisht sipërmarrësve të rinj apo profesionstëve të mund të zhvillojnë punën e tyre, por edhe të ndajnë ide e mundësi bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Një ambient që ofron disa tavolina pune, sallë mbledhjesh, apo edhe mundësinë për të punuar apo konsumuar diçka në verandë, duket një mundësi relaksuese për pushime. Krahas qerasë mujore, ambienti mund të shfrytëzohet edhe përkundrejt pagesave ditore, apo për aq kohë sa i nevojitet klientit, apo edhe vetëm thjeshtë për një mbledhje.

Të tilla ambiente në Tiranë janë disa tashmë. Ashtu siç ka dyqane, apo pika shpërbimi specifike, siç janë bio-shop, dyqanet ku mund të merrni një lëng frutash të sapo shtyrdhur e të shkoni në punë.

Të gjitha këto janë shenjë e një kundër tendence të biznesit të bërë ndër vite. Sipërmarrësit e këtyre nismave të reja vështirë të ankohen për qeverinë, shokët, kolegët apo konkurentët. Ata janë të zënë me punë./Albana Muçaj, Businessmag.al

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0