Investitorët presion kompanive që të marrin AI-në seriozisht - Business Magazine Albania

Investitorët presion kompanive që të marrin AI-në seriozisht

OKB: AI mund të ndikojë rritjen e pabarazisë dhe 40% të vendeve të punës

Në një klimë ku inteligjenca artificiale (AI) po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë, investitorët po ushtrojnë presion të shtuar për adoptimin e saj. Sipas një sondazhi të KPMG, kërkesat e investitorëve për implementimin e AI janë rritur nga 68% në fund të vitit 2024 në 90% në fillim të vitit 2025.

Kjo rritje e interesit ka nxitur drejtuesit dhe bordet e kompanive, veçanërisht ato me të ardhura mbi 1 miliard dollarë, të përshpejtojnë iniciativat e tyre në AI. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pa një strategji të mirëfilltë dhe mbikëqyrje të kujdesshme, përpjekjet e nxituara mund të çojnë në rreziqe si rrjedhje të dhënash dhe tejkalim të kostove. ​

Ekspertët sipas Business Insider rendsin 5 arsye kryesore se përse investitorët duan më shumë përdorim të AI në punët e tyre:

Potencial i lartë për rritje dhe efikasitet
AI mund të automatizojë procese, të ulë kostot dhe të rrisë produktivitetin. Investitorët kërkojnë që kompanitë të përdorin këtë teknologji për të qëndruar konkurruese dhe për të maksimizuar fitimet.

Frika nga mbetja pas konkurrencës
Kompani që nuk investojnë në AI rrezikojnë të mbeten prapa ndaj atyre që e adoptojnë dhe e integrojnë me sukses. Investitorët duan të sigurohen që paratë e tyre nuk po shkojnë në një model biznesi të tejkaluar.

Lexo edhe: Pse Apple ka më shumë se kurrë nevojë për Tim Cook?

Vlerësime më të larta në treg për kompanitë “AI-first”
Në tregjet financiare, kompanitë që përdorin ose zhvillojnë AI vlerësohen më lart nga analistët dhe investitorët. Aftësia për të treguar progres konkret në AI mund të rrisë ndjeshëm vlerën e aksioneve.

Presion nga tregu dhe media
Tregu dhe mediat po ndjekin çdo lëvizje që kompanitë bëjnë në drejtim të AI. Investitorët ndihen të detyruar të kërkojnë llogari nëse një kompani nuk përfshihet në bisedën globale të transformimit digjital.

Transformimi i industrive të tëra
Nga financat tek shëndetësia, prodhimi dhe shërbimet – AI po ndryshon mënyrën se si funksionon çdo industri. Investitorët nuk duan të humbasin rastin për të qenë pjesë e këtij revolucionit teknologjik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0