Investitorët kinezë shfaqin interes për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Investitorët kinezë shfaqin interes për Shqipërinë


Në prag të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës organizuar nga Klik Ekspo Grup që do të mbahet në muajin Maj dhe në edicionin e tij të 24 në Nëntor, investitorët kinezë përmes këshillit për promovimin e tregtisë ndërkombëtare e shohin me interes këtë aktivitetet.

ZHU YINGMIN: Janë bërë tashmë disa vjet që sipërmarrësit kinezë marrin pjesë në këtë panair ndërkombëtar. Ne kemi mundësinë të iniciojmë pjesëmarrje të kompanive të mëdha në këtë panair për të parë mundësitë e shumta të investimeve në vend. Për këtë organizim ne jemi ngushtësisht të lidhur me Klik Ekspo Grup sepse e shohim si një ndërmjetësim të frytshëm me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Për Zhuo Tong (Xhou Tong), zv/drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Tregtisë dhe Promovimit, Shqipëria ka mundësi të mëdha ekonomike dhe kulturore për të rritur bashkëpunimin mes vendeve.

Zhuo Tong: Jam i gëzuar që kam ardhur këtu. Kam patur mundësinë të njihem me projektet dhe aspiratat për të ndryshuar Shqipërinë. Jam i lumtur që takoj familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli. Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha, dhe ne si këshill ekonomik kemi për qëllim që në panaire e ekspozita të promovojmë kulturën Kineze dhe ta bëjmë prezente atë në shtete të ndryshnme. Ne kemi 60 vjet eksperiencë dhe padyshim që në panaire të tilla, pritet të forcojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve.

Përveçse bashkëpunimit ekonomik, qeveria popullore e Kinës në Shqipëri mes programeve kulturore si “16+1”dhe “Një Brez, një Rrugë – Nxitja e komunikimit mes popujve”, kanë mundësuar përkthimin e veprave madhore të letërsisë shqiptare dhe anasjelltas. Në Kinë ëshë ribotuar Poema “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit, teksa pregatitet të dalë nga shtypi dhe “Njeriu me Top”. Të tjera vepra të Agollit në gjuhën kineze janë disa vëllime me poezi si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Burimi: kohajone.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0