Qeveria Shqiptare ka vendosur të shtyjë me një vit afatin e aplikimit për investime strategjike.
Projektligji i prezantuar në Kuvend, parashikon të zgjatet afati për paraqitjen e kërkesës nga subjektet investuese të interesuara për t’u përfshirë në procedurat e përfitimit të statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.
Afati do të mbyllej në fund të këtij viti dhe shtyhet deri në 31 dhjetor 2019.
Shoqatat e investitorëve thonë se shtyrja e afatit vjen nga kërkesa e ulët deri më tani nga investitorët.
Ndërkohë, Ministria e Financave, në spjegimet e saj për ligjin, verën se kjo po bëhet edhe për të siguruar një trajtim të barabartë të investitorëve të huaj dhe atyre vendas.
Lexo: Miratohet leja e ndërtimit për investimin strategjik në bujqësi, “Doni Fruits” Shqipëri
Sipas ministrisë së Financave, ndryshimet e parashikuara në ligjin “Për investimet”, janë të domosdoshme, pasi ligjet në fuqi u japin mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike. “Në këto kushte u mendua të hartohet një ligj i unifikuar i investimeve, që mbron njësoj si investimet vendase, edhe ato të huaja. Po me këtë ligj do të rregullohen edhe investimet strategjike.
Sektorët ku parashikohen investime strategjike janë: bujqësi, turizëm, zona teknologjike dhe ekonomike dhe transport, infrastrukturë, komunikim e mbetje urbane.
Për të fituat statusin e investitorit strategjik, nevojiten projekte me vlerë investimi 5-50 milionë euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto