Intuita është e lindur apo zhvillohet? - Business Magazine Albania

Intuita është e lindur apo zhvillohet?

Intuita

Shkruar nga Anila Bashllari, kontributore 

Njohja e trurit është ende në hapat e parë krahasuar me njohjen e organeve të tjerë në trupin e njeriut dhe megjithatë ka një përparim të konsiderueshëm në këto 5 vitet e fundit, duke na lejuar të kuptojmë shumë funksione dhe procese që nuk mendohej më parë. Në këtë kontekst një vend të veçantë zë njohja e funksionit të qarqeve të caktuara në trurin e njeriut nëpërmjet MRI or SPECT për të shpjeguar sjelljen njerëzore dhe mënyrën se si e perceptojmë realitetin.

Këtu do të ndalesha tek INTUITA dhe mënyra se si mund të bëhemi më shumë intuitivë. Në fakt, të gjithë e kemi mundësinë për të qënë intuitivë, por jo të gjithë e njohim apo dimë ta aktivizojmë dhe dëgjojmë.

Më kujtohet një shprehje e Richard Branson, i cili thotë “Pjesën më të madhe të vendimeve më të rëndësishme i marr brenda 30 sekondash”, duke iu referuar intuitës.

“Pjesën më të madhe të vendimeve më të rëndësishme i marr brenda 30 sekondash”

Richard Branson

Ajo që mendoj është që shumica e njerëzve nuk kanë akses tek intuita, jo për faktin që nuk janë inteligjentë apo janë pa experiencë, por e kërkojnë intuitën aty ku nuk është. Dikush që po e lexon këtë shkrim mund të kundërshtojë duke dhënë përgjigje apo argumenta racionale që kjo nuk është e vërtetë… Vetëm ky fakt tregon që sa herë përdorni llogjikën nuk jeni intuitivë pasi intuita nuk gjendet në qarqet që lidhen me mendimin logjik/racional, por në qarkun më të madh në trurin tonë DMN (Default Mode network). Studimet tregojnë që ky qark është më aktiv pikërisht kur jemi në qetësi të plotë…

Lexoni: “Mendësia për sukses”. Intervistë me Anila Bashllarin për programin e saj më të ri të zhvillimit

Intuita aktivizohet kur vetëdija juaj kalon nga mënyra e të menduarit logjik në kuriozitet. Nëse do të mendonit “interesant ky këndvështrim”, “çudi, nuk e kisha menduar këtë gjë” apo “po sikur kjo të jetë e vërtetë” … atëherë truri juaj ka marrë komandën të kalojë nga ajo çfarë ju dini si “e vërtetë” (CEN – Qarku Qëndror Ekzekutiv) në diçka që jeni të hapur për të mësuar (DMN – Qarku Default Mode) dhe aty ndodhet intuita.

Mund ta vini re edhe gjatë punës suaj kur përpiqeni të gjeni zgjidhje të problemeve apo përdorni intuitën duke u menduar.  Të jeni të bindur që në ato momente qarku më i madh në trurin tonë DMN është inaktiv, pasi kur mendojmë në mënyrë racionale aktivizohet CEN (Qarku Qëndror Ekzekutiv) që përfaqëson një pjesë shumë të vogël në trurin tonë dhe për atë çka dimë për momentin neuroshkencëtarët e quajnë Koshiencë. Veprimtaria e CEN – Koshiencës lidhet kryesisht me proçeset gjuhësore, të planifikimit, arësyetimit-logjikës apo vendimarrjes.

Në fakt, intuita është ajo pëshpëritja që dëgjojmë brenda vetes, por që humbet në kakofoninë e zhurmës së mendimeve në qarkun CEN – logjikës dhe shpehherë nuk e dëgjojmë. Ka një ndryshim të konsiderueshëm midis CEN dhe DMN. Kur përdorim CEN – koshiencën, vemë në punë atë pjesë të trurit që na ndihmon për të arritur atë çfarë dëshirojmë nëpërmjet çfarë dimë, eksperiencës, qëllimeve dhe objektivave që i vemë vetes në mënyrë të vetëdijshme. Ajo çfarë nuk kuptohet nëpër gjithësi është që përdoret arësyetimi dhe logjika për zgjidhjen e problemeve, kreativitetit, imagjinatës apo intuitës. Në fakt keni trokitur në derën e gabuar.

Koshienca është pjesa verbale e trurit ndërsa pjesa tjetër dhe më e madhe e tij – Subkoshienca është jo verbale. Ajo që ndihmon në lidhjen e këtyre dy funksioneve kaq të rëndësishëm në trurin tonë është pjesa që është zbuluar së fundi dhe quhet Salienë network, aty ku zhvillohet edhe inteligjenca emocionale.

Pyetjes nëse intuita është e lindur apo mund ta fitojmë gjatë jetës do t’i përgjigjesha që intuita ekziston, por mund të jetë e pa aktivizuar. Disa mund të jenë më intuitivë se të tjerët dhe kjo shihet qartë në lidership apo sipërmarrje, ku intuita luan një rol shumë të rëndësishëm në marrjen e vendimeve. Parimi i intuitës është ndër parimet bazë të lidershipit.

Ne mund ta trajnojmë atë pjesë të trurit që lidhet me intuitën, por jo nëpërmjet trajnimeve teknike/konvencionale por teknikave të neurocoaching dhe rritjes së vetëdijes, duke fituar kështu qetësinë e mendjes, fokus, komunikim më të mirë, performancë të lartë, akses në intuitë, kreativitet, imagjinatë dhe zgjidhje problemesh.

Neurotip: Fokusohu në një situatë për të cilën je menduar shumë, por nuk ke gjetur zgjidhje. Tani relaksohu duke bërë disa streçime dhe lëvizje të ngadalësuara, hapur gojën sikur ju vjen gjumë, duke vëzhguar çfarë ndodh brenda jush, por pa gjykuar. Përsëritini disa herë këto ushtrime, duke e relaksuar mendjen dhe si rrjedhojë trupin tuaj. Në këtë gjendje relaksi pyesni intuitën tuaj për një apo disa zgjidhje të mundshme të problemit/situatës.

Nëse dëshironi të kuptoni më shumë në lidhje me mënyrën se si funksionon truri juaj, duhet të rrisni nivelin e vetëdijes, intuitës, zgjidhjes së problemeve dhe rritjen e inteligjencës emocionale.

Lexoni: “Transforming Your Life”, disa mesazhe nga Anila Bashllari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0