Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet si “Banka e vitit përgjatë 2021, për ndikimin në komunitet nëpërmjet veprimtarive bankare” nga the Banker - Business Magazine Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet si “Banka e vitit përgjatë 2021, për ndikimin në komunitet nëpërmjet veprimtarive bankare” nga the Banker

Intesa Sanpaolo Bank Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka e Vitit për Ndikimin në Komunitet nëpërmjet Veprimtarive Bankare nga revista ndërkombëtare prestigjioze “The Banker”, (Grupi Financial Times).

Paneli i jurisë së çmimit u entuziasmua nga nismat, projektet, produktet dhe aktivitetet që Intesa Sanpaolo Bank Albania ndërmorri për pezullimin e penaliteteve dhe tarifave përgjatë periudhës së pandemisë, duke mundësuar dhe përfitimin e lehtësirave në produkte financimi, duke ofruar edukim financiar, duke promovuar barazinë gjinore dhe duke vënë në dispozicion produkte kredie në mbështetje të grave sipërmarrëse.

Konkretisht, Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte banka e parë në Shqipëri që ofroi moratoriume kredie për të gjithë individët dhe personat juridikë të prekur efektivisht nga pandemia; krijoi një planfond të dedikuar prej 50,000,000 Euro për personat juridikë me synim mbulimin e nevojave financiare afatshkurtra për kapital qarkullues, për të mbështetur zinxhirin e furnizimit dhe financimin e mëtejshëm të tregtisë. Gjithashtu, mbështeti në mënyrë aktive ndërhyrjet e ndërrmara nga institucionet shtetërore me qëllim shpërndarjen e pagave për punonjësit e kompanive të prekura nga pandemia. Banka vazhdoi programin e Edukimit Financiar të fëmijëve duke iu përshtatur situatës së re, duke krijuar video të edukimit financiar, të cilat u vunë në dispozicion përmes platformës mësimore online të përdorur nga shkollat ​​në vend. Përmbajtja e videove u frymëzua nga Muzeu i Kursimit; një laborator multimedial i vendosur në Torino të Italisë, i specializuar në edukimin ekonomiko-financiar. Për më tepër, Intesa Sanpaolo Bank Albania vazhdoi veprimtarinë e saj për mbështetjen dhe plotësimin e nevojave të grave sipërmarrëse, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet një programi të dedikuar si edhe duke u angazhuar në aktivitete të shumta që promovojnë barazinë gjinore.

Z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv (DPE) i Intesa Sanpaolo Bank Albania, deklaroi: “Mbështetja e nevojave të komunitetit u bë një prioritet ndërkombëtar në vitin 2021, kështu që vlerësimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania si “Banka e Vitit për Ndikimin në Komunitet Nëpërmjet Veprimtarive Bankare” është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Bankën tonë dhe njerëzit tanë. Ne zhvilluam në mënyrë proaktive mënyra për të mbështetur familjet dhe bizneset e prekura nga pandemia, vazhduam punën tonë për edukimin financiar të fëmijëve dhe për të mbështetur gratë nëpërmjet mjeteve financiare, edhe gjatë këtij viti të paprecedentë, duke konfirmuar edhe një herë përgjegjësinë tonë sociale si Bankë për vendin ku ne operojmë.”

Intesa Sanpaolo, me rastin e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit 2021”, mori edhe çmimin “Banka e Vitit në Itali”.

Rreth “The Banker”: “Për 95 vitet e fundit, The Banker ka ofruar inteligjencë në lidhje me bankat ndërkombëtare dhe tregjet e kapitalit. I konsideruar si standardi i industrisë për vlerësimin e bankave në nivel global që nga viti 1926, “Banka e Vitit” e The Banker është momenti i vitit që ne shfrytëzojmë mundësinë për të njohur institucionet lider në botë. Është bërë një proces rigoroz dhe shumë analitik për të arritur çdo vendim të Bankës së Vitit dhe reputacioni ynë për pavarësi, autoritet dhe integritet zbatohet për çdo paraqitje. Më shumë banka aplikojnë për Çmimet e Bankës së Vitit se çdo proces tjetër i ngjashëm dhe qasja jonë në të dhënat për secilën bankë dhe fokusi ynë në transformimin, përfshirjen dhe diversitetin në industri janë të njohura. Gjyqtarët këtë vit kanë vënë theksin e vazhdueshëm se cilat banka kanë udhëhequr rrugën për të ndihmuar klientët dhe ekonominë e gjerë për të përmbushur nevojat e së ardhmes dhe cilat banka janë përshtatur më së miri për të vendosur rritje afatgjatë përballë një ndryshimi të tillë global.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0