Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të dytin vit radhazi, rinovon angazhimin e saj ndaj arsimit dhe të rinjve duke mbështetur me bursa studentët pasuniversitarë në Kolegjin e Europës.
Në vitin akademik 2024–2025, Banka akordoi bursa për dy studentë. Këtë vit, iniciativa është zgjeruar, duke bërë që tre studentë të përfitojnë nga një kontribut i përgjithshëm prej 27,000 €.
Kjo nismë thekson përkushtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të nxitur përsosmërinë akademike dhe për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të liderëve europianë.
“Duke investuar në arsim, ne po investojmë në të ardhmen. Jemi krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me Kolegjin e Europës dhe që këtë vit zgjeruam mbështetjen për më shumë studentë,” deklaroi z. Alessandro D’Oria, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutivi Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmes kësaj nisme, Intesa Sanpaolo Bank Albania riafirmon rolin e saj si një institucion me përgjegjësi sociale, i përkushtuar për fuqizimin e talenteve të rinj dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin akademik europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto