Intervista e Mërgim Cahanit për StartupYard - Business Magazine Albania

Intervista e Mërgim Cahanit për StartupYard


Këtë javë, Startup Yard ka sjellë diçka ndryshe: një podcast me Mërgim Cahanin, themelues dhe CEO i Gjirafa.com, pjesë e StartupYard në vitin 2014.

Mërgim Cahani e themeloi Gjirafa në vitin 2013 dhe u bashkua me StartupYard në vitin 2014, ku ai paraqiti planet e tij për ta bërë kompaninë e vogël të kërkimit, një ofrues kyç për shërbimet bazë të internetit në Kosovë / Shqipëri, anembanë Ballkanit dhe më gjerë për të gjithë shqipfolësit. Mërgim Cahani flet për udhëtimin e tij që nga hyrja në StartupYard në vitin 2014 deri në StartupYard DemoDay 2016.

Mërgimi tregon gjatë intervistës se ai beson fuqimisht se, ai nuk do të ishte në pozicionin që është në ditët e sotme, nëse nuk do të kishte marrë pjesë në StartupYard 3 vite më parë. Ndërsa ai ende nuk e quan Gjirafa një sukses, rritja që kompania ka përjetuar, nuk mund të arrihet pa sigurimin e rrjetit StartupYard ose kontributin e vazhdueshëm të ekipit StartupYard, mentorëve dhe aksionerëve.

Në fund të intervistës, ai rekomandon çdokënd që beson fuqimisht në idenë e tyre që të mos hezitojnë dhe të aplikojnë për StartupYard.

Tani mund të aplikoni për StartupYard Batch # 8 në këtë LINK

Ata do të zgjedhin deri në 10 startup-e për një program 3 mujor përshpejtimi, i cili fokusohet në sjelljen e produkteve dhe zgjidhjeve të bazuara në teknologjitë “e thella” në treg. Ata janë duke kërkuar për startup-e ose ekipe që punojnë për tematika të tilla si në vijim:

• Robotë
• Inteligjenca Artificiale (AI)
• Realiteti Virtual/Realiteti i shtuar (VR/AR)
• IoT (Internet of things)
• Kriptografia (arti i shkrimit ose zgjidhjes së kodeve)

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Qershor 2017

Programi fillon në datën 4 Shtator 2017

Programi përfundon në datën 1 Dhjetor 2017

Burimi: startupyard.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0