Mergim Cahani: "Ekonomia dixhitale faktor për zhvillimin e një vendi." - Business Magazine Albania

Mergim Cahani: “Ekonomia dixhitale faktor për zhvillimin e një vendi.”


“Ekonomia dixhitale është faktor për zhvillimin e Kosovës, andaj e ardhmja e shteteve evropiane varet nga inovacioni i teknologjisë informative.”

Kështu tha Mergim Cahani nga kompania Gjirafa sot në konferencën për media të organizuar nga kjo kompani, ku me këtë rast lançuan produktin e ri 360® për dixhitalizimin e 30 mijë bizneseve në Kosovë.

Cahani tha se nuk është e dyshimtë tashmë që inovacioni i teknologjive dhe ekonomia dixhitale në fakt quhet revolucioni i katërt (teknologjik), dhe kjo kompani, sipas tij, ndihet me fat që ka dhënë kontribut si Gjirafë për shtetin e Kosovës për zhvillimin nga aspekti i ekonomisë dixhitale.

Cahani: “Ekonomia dixhitale faktorë kryesor për zhvillimin e një vendi.”

“Është bërë një aksion sot, që ekonomia dixhitale apo ekonomia e internetit është njëri prej faktorëve kryesor për zhvillimin e një vendi. Deri para një kohe kjo ka mundur të jetë një opinion apo një mendim, mirëpo tashmë me raporte të ndryshme statistikore si dhe nga komisionari i ekonomisë dixhitale të Bashkimit Evropian thotë se e ardhmja e shteteve evropiane varet direkt nga adaptimi dhe përkushtimi i tyre në inovacion dhe teknologji”, tha Cahani.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke përgëzuar kompaninë në fjalë për këtë produkt të ri theksoi se ky shërbim për sektorin privat ka karakter zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Ai tha se ky produkt është një risi në shërbim të bizneseve dhe në shërbim të klientëve.

Stavileci: “Dixhitalizimi është i dobishëm, sepse ka munguar në vendin tonë.”

“Në fakt në këto ditë të vështirë kur vëmendja e të gjithëve është e orientuar në probleme të tjera të cilat e preokupojnë vendin tonë, mendojë se gjëja më e mirë që po bëjmë në këtë drejtim e sidomos vetë sektori privat që nuk ka të ndalur, duke prezantuar mundësi të reja të zhvillimit të cilat edhe e zhvillojnë biznesin normalisht, por në të njëjtën kohë ndihmojnë edhe zhvillimin ekonomik. Sidmos një projekt si ky që ndoshta shumë kush mund ta cilësoj si një projekt…, në fakt është diçka që ne e shohim pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, ndërkaq në vendin tonë ka munguar”, theksoi Stavileci.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, sipas ministrit, do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, duke avancuar fushën e teknologjisë dhe komunikimit elektronik. MZHE ka adaptuar strategjinë dhe janë në përgatitje të saj.

Kreu i Departamentit të Biznesit në Gjirafa, Debatik Hoxha, theksoi se nëse përdoruesit e internetit kanë problem të gjejnë biznese dhe pika të interesit në Kosovë, prandaj GjirafaPikBiz dixhitalizon komplet Kosovën.

Për dallim nga alternativat, GjirafaPikBiz mundëson kërkim enkas dhe të shpejtë përmes lokacionit momental të përdoruesit, lidhjes përmes hartës si dhe pamje 360. Veçori e GjirafaPikBiz është mundësia të kërkohet me emër të produkteve apo shërbimeve.

Burimi: botasot.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0