Intership pranë Institutit Fra

Intership pranë Institutit Fra


INSTITUTI FRA duke dashur t’u vijë në ndihmë studentëve apo të sapo diplomuarve në përmirësimin e aftësive të tyre praktike, ka krijuar programin e praktikës vullnetare.

Ky program është i hapur për çdo student ose individ te sapodiplomuar që jeton në Tiranë. INSTITUTI FRA ofron këtë mundësi studentëve si një shans për t’u njohur më afër me punën konkrete pranë një institucioni. Programi i Praktikës ofrohet për një periudhë 3 deri në 6 mujore. Ky program, si synim të përgjithshëm ka të kontribojë në përmirësimin e njohurive profesionale të studentëve. Detyrat kryesore që praktikanti do të kryejë janë si më poshtë:

– Të marrë pjesë në aktivitetet që kanë të bëjnë me INSTITUTIN dhe proceset e saj organizative dhe koordinuese;
– Organizimi dhe pjesëmarrja në aktivitete, që zhvillohen në kuadër të zbatimit të projekteve të institucionit;
– Shpërndarja e informacioneve, publikimeve të prodhura nga Institucioni pranë grupeve të ndryshme të interesit;
– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës.

Lexo:  Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin e formimit profesional për Ekspertë Fiskalë

Kërkesat për pranimin janë:
– Duhet të jetë student ose sapo të ketë mbaruar studimet mosha 20-27 vjeç
– Të kenë njohuri të kompjuterit në sistemet e operimit, programet bazë dhe motorët e kërkimit (Windows, Mac, MS Office, Adobe, Motorë të ndryshëm kërkimi në Internet);
– Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
– Të ketë dëshirë për të punuar vullnetarisht.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre në shqip në fb me mesazh ose në adresën:info@forcarinia.info. Në përfundim të praktikës bëhet edhe pajisja me certifikatë dhe letër reference. Mundësi punësimi në kompani të ndryshme nëse gjatë praktikës ka vlerësime pozitive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0