Interneti u dashurua me logon e tyre! Rezultati ishte një mësim i mirë mbi atë që duhet të dini për markën - Business Magazine Albania

Interneti u dashurua me logon e tyre! Rezultati ishte një mësim i mirë mbi atë që duhet të dini për markën

Kur Erica Blumenthal dhe Nikki Huganir nisën kompaninë e tyre, Yes Way Rosé, në vitin 2013, ato nuk kishin një produkt, madje as ndonjë përvojë në industrinë e ushqimit ose pijeve. Ato kishin vetëm idenë e markës që do të krijonin, produkte që shpresonin të lançonin dhe ëndrrën për të nxjerrë linjën e tyre të verërave roze franceze në Shtetet e Bashkuara.

Qëllimisht e nisën ngadalë në fillm. Ato krijuan një logo dhe e postuan në Instagram. Mori disa pëlqime dhe lavdërime nga miqtë. Pastaj duket se logoja u bë virale. “Ne e shihnim logon të ri-postohej nga njerëz të tjerë. Nuk na u dhanë kreditet apo pronësia,” thotë Blumenthal. “Ishte si diçka në internet që dukej si pronë e internetit, jo pronë e këtyre sipërmarrëseve që po krijonin një markë.”

Do të kalonte një vit para se të debutonin produktin e tyre të parë, një çantë e thjeshtë me logon e kompanisë në të dhe pesë vjet para se të debutonte vera e tyre e parë. Themelueset e dinin se duhej të mbronin logon që do të ishte në çdo produkt të ardhshëm.

Një mik avokat i ndihmoi të merrnin hapin e parë: punësimin e një avokati të pronësisë intelektuale dhe markës tregtare dhe paraqitjen e një marke tregtare për përdorimin e frazës “Yes Way Rosé” në produkte duke përfshirë bluza, peshqirë plazhi, kuti telefoni dhe, natyrisht, verë.

Që nga ajo kohë ato e kanë mbajtur avokatin, për të cilin Blumenthal thotë se është një nga shpenzimet më të rëndësishme, por më të vlefshme të kompanisë: “Ju duhet të mbroni pronën tuaj intelektuale me çdo kusht.”

Lexo edhe: Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga ‘logo’

Mbrotjta e markës ka vazhduar të jetë një prioritet, veçanërisht pasi mallrat e kompanisë u lançuan në dyqanet Target në të gjithë SHBA-në. Kur një produkt përdor logon e tyre, ato dërgojnë një letër standarde të ndërprerjes dhe ndalimit. Nëse është nga një dyqan i vogël Etsy ose duket si një gabim i pafajshëm, ato dërgojnë një letër më pak formale, një strategji që gjithashtu ka qenë efektive.

Një gjë që nuk e mban më Blumenthal zgjuar gjatë natës janë faqet e memeve. “Patjetër që jam e fiksuar pas tyre për një kohë të gjatë, por ne jemi mësuar ta përqafojmë, si markë”, thotë ajo. “Ju mësoni të zgjidhni betejat tuaja.”

Këshilla e saj për sipërmarrësit me një logo produkti: “Mendoni për markën tuaj tregtare herët, ndërsa jeni në fazat e zhvillimit, përpara se të vendosni produktin tuaj në dyqane ose të vendosni  të bëni shitje direkt te konsumatori,” thotë ajo. “Dhe patjetër përpara se ta ndani me internetin.”

Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0