Inteligjenca artificiale po vret kapitalizmin

Inteligjenca artificiale po vret kapitalizmin


Yanis Varoufakis, ish-Ministri i Financave në Greqi, në një leksion të mbajtur së fundmi në Londër, tha para studentëve se kapitalizmi po vdes dhe goditjen fatale do t’ja japë pikërisht ajo që konsiderohet si e ardhmja e ekonomisë; Teknologjia.

“Kapitalizmi është vjetëruar dhe ngritja e korporatave gjigande të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale do ta vrasin fare këtë sistem”, thotë ai.

Ish-ministri grek i Financave thotë se për herë të parë, gjigandë si Google dhe Facebook po sigurojnë të ardhura të prodhuara nga klientët e tyre, pra përdoruesit e produkteve të tyre. Pikërisht kjo është gangrena që po e bren sistemin kapitalist përbrenda, sipas tij.

“Sa herë që kërkoni për diçka në Google, ju kontribuoni në rritjen e kapitalit të Google dhe kush i merr në fund të ardhurat? Google, jo ju! Pra, sot nuk ka asnjë dyshim që kapitali po prodhohet nga shoqëria, por përfitimet po privatizohen dhe kjo, me inteligjencën artificiale do të marrë fund. Kjo teknologji do të shkatërrojë më shumë vende pune nga sa do të krijojë dhe pikërisht në këto moment, Karl Marks do të ketë hakmarrjen e tij ndaj kapitalizmit”, deklaroi Varoufakis.

Pikërisht në këtë moment, thotë Varoufakis, do të nisë reagimi i shoqërisë për shkak të padrejtësisë në ndarjen e të mirave materiale.

Ndiqni më poshtë leksion e mbajtur në TED, nga Yanis Varoufakis.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0