Ngritja e inteligjencës artificiale do të ketë një ndikim të madh në jetën njerëzore. Robotët nuk do të zhdukin njerëzit, por njerëzimi do të bëhet përgjithësisht i padobishëm për shkak të rritjes së aftësive të inteligjencës artificiale.
Yuval Noah Harari, historian dhe ligjërues në Universitetin Hebraik në Jerusalem, po eksploron të ardhmen e njerëzimit dhe rritjen e “klasës së padobishme” të njerëzve në novelën e tij “Homo Deus”, një histori e shkurtër e së nesërmes.
Sipas tij njerëzit kanë parashikuar se makineritë do të marrin nën kontroll shoqërinë tonë, shumë prej parashikimeve ende kanë për të ndodhur.
“IA do t’ia dalë që të arrijë atë që shumica e njerëzve i frikësohen. Rezultati në fund është se njerëzit do të mbesin pa punë dhe të padobishëm”, ka thënë ai për “The Guardian”.
Fuqia e teknologjisë IA tashmë ka filluar të shihet, tha Harari.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto