Inteligjenca artificiale për trajtimin e pacientëve - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale për trajtimin e pacientëve

Një teknikë e re, e quajtur deep fake që përdor inteligjencën artificiale për të prodhuar video të trilluara që duken si të vërteta, po përdoret si në botën e argëtimit ashtu edhe për qëllime joetike. Por një kompani e re po tregon se si teknologjia e manipulimit të fytyrave mund të jetë një mjet praktik për përmirësimin e shëndetit mendor dhe në praktikat e terapisë. Këto manipulime me video përdorin inteligjencën artificiale dhe makineritë që përshtaten për të krijuar një variant pothuajse real. Zakonisht kjo bëhet duke zëvendësuar fytyrën apo veprimet e një personi me një tjetër.

Video mund të jetë thjeshtë argëtuese ose qëllimisht manipuluese. Kompania e re “Deliberate A-I” beson se teknologjia për zëvendësimin e fytyrës mund të shërbejë për mirë nëse përdoret për të fuqizuar një grup disi të veçantë, profesionistët e shëndetit mendor. Marc Aafjes është drejtues i kompanisë “Deliberate A-I”. “Punonjësit e shëndetit ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kujtuar gjërat që ndodhin gjatë sesionit me pacientët.”

Përmes kësaj teknologjie, terapistët regjistrojnë sesionet e tyre me pacientët dhe krijojnë një katalog videosh që mund ta shikojnë më vonë dhe ruajnë privatësinë e pacientit. Privatësia ruhet duke ndërruar fytyrën e pacientit përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale. Paulo Serodio është ndërtues i programeve kompjuterike me kompaninë “Deliberate Solutions”. “Duket si një individ tjetër, por ruan të dhënat emocionale dhe të dhënat karakteristike të fytyrës së këtij personi.”

Teknologjia e kompanisë së re gjurmon dhe analizon zërin dhe paraqitjen e pacientit. Paulo Serodio është ndërtues i programeve kompjuterike të kompanisë “Deliberate Solutions”. “Kur dikush ndryshon mënyrën e të folurit do të thotë se ka një lloj ndryshimi të gjendjes shpirtërore, ose diçka po ndodh në jetët e tyre që po ndikon në mënyrën se si shprehen.”

Kompania “Deliberate AI” do të fillojë së shpejti testimet në tre klinikat e saj në Nju Jork dhe Kaliforni. Në këtë rast mungesa e mjekut mund të jetë pjesë e kurës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0