Inteligjenca Artificiale mund mjekët në një sfidë të pazakontë mjekësore në Kinë - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale mund mjekët në një sfidë të pazakontë mjekësore në Kinë

Inteligjenca Artificiale mund mjekët në një sfidë të pazakontë mjekësore në Kinë

Inteligjenca artificiale ka mposhtur një grup mjekësh kinezë duke diagnostikuar një sëmundje të ndërlikuar në një kohë rekord, gjatë një sfide të transmetuar drejtpërdrejt në Shanghai, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Sfida u zhvillua në Konferencën Mjekësore të AI-së Pujiang, në edicionin e parë të “Shanghai Medical AI Skills Competition”. Katër mjekë kryesorë nga spitalet më të mira të Shanghait u përballën me dy sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale për të diagnostikuar një rast kompleks gastrointestinal.

Sfida nën maska dhe AI që diagnostikon brenda sekondave

Sipas ShanghaiEye, një media nën drejtimin e Grupit Mediatik të Shanghait, mjekët konkurrentë kishin fytyrat e mbuluara me maska kafshësh për të ruajtur anonimitetin. Ata u ndanë në dy ekipe, ndërsa përballë tyre ishin “Gastrointestinal Multimodal AI”, një model i zhvilluar këtë vit nga Shanghai AI Lab dhe spitalet lokale, si dhe një model ndërkombëtar i AI-së. Modeli kinez është trajnuar me 30,000 raste reale dhe ka aftësinë të lexojë si imazhet endoskopike, ashtu edhe skanimet CT. Rezultati ishte mbresëlënës: të dy modelet e AI-së dhanë diagnozën për më pak se dy sekonda, ndërsa mjekëve u deshën rreth 13 minuta për të arritur në të njëjtën përgjigje.

Lexo edhe: Google po teston një veçori të re “Projects” në Gemini, e ngjashme me ChatGPT

AI-ja kineze e saktë, modeli i huaj ngeci disi

Sipas raportimit të medias shtetërore, sistemi kinez i AI-së dha diagnozë dhe plan trajtimi identik me atë të mjekëve. Ndërkohë, “AI-ja e huaj rezultoi pak më pak e saktë”. Pamjet treguan ekipet e mjekëve teksa analizonin materialet mjekësore, ndërsa AI procesonte të njëjtat të dhëna pothuajse në kohë reale, një kundërvënie që theksoi ndryshimin e madh mes shpejtësisë njerëzore dhe asaj të inteligjencës artificiale.

“Qëllimi është të fuqizojmë mjekët, jo të zëvendësojmë ata”

Luo Meng, zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor të Shanghait, tha se kjo sfidë live shënon një moment të rëndësishëm për mjekësinë moderne: “Demonstrimi i botës reale na tregon se modelet e ardhshme të AI-së do të kenë padyshim një rol të vlefshëm në trajnimin e aftësive diagnostike dhe terapeutike, duke rritur kapacitetet tona të përgjithshme. Qëllimi ynë nuk është të bëjmë AI-në më të fortë për hir të saj, por ta përdorim këtë mjet të fuqishëm për të bërë më të fortë mjekët tanë.” Kjo garë shënon një kapitull të ri në bashkëpunimin mes mjekësisë dhe teknologjisë, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm të AI-së në diagostikim, por edhe duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi të ardhmen e profesionit mjekësor.

NEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0