Ministri i Financave i Izraelit, Moshe Kahlon, siguroi marrëveshjen në një takim me drejtorin ekzekutiv të fabrikës së prodhimit të Intel Izraelit Daniel Benatar dhe Yaniv Garty, menaxher i përgjithshëm i Intel Izraelit.
“Menaxhmenti global i Intel na ka informuar për vendimin e tij për të investuar 11 miliardë dollarë në Izrael, një vendim i madh që pritet të sjellë mijëra vende pune në jug të Izraelit,” tha Kahlon në Twitter.
Lexoni: Suedia po zëvendëson kartat e identitetit me mikroçipë nën lëkurë
Lajmi ndjek një angazhim nga Intel në Maj të vitit të kaluar për të investuar rreth 4.9 miliardë dollarë për të përmirësuar fabrikën ekzistuese në qytetin jugor izraelit të Kiryat Gat midis viteve 2018 dhe 2020. Fabrika e re do të jetë e vendosur në Kiryat Gat.
Investimi barazohet me 2.17 miliardë dollarë në vit – rreth 0.7% të prodhimit të brendshëm bruto të Izraelit, i cili do të ketë një ndikim të prekshëm në rritjen e vendit në vitin e ardhshëm. Vendi pranoi të ndante rreth 90 hektarë për fabrikën e re.
Izraeli konkurroi me oferta nga Singapori dhe Irlanda, ku Intel gjithashtu kishte konsideruar hapjen e fabrikës së lartpërmendur, tha Kahlon. Sipas marrëveshjes, Intel do të marrë një lehtësi tatimore prej 10%.
“Nuk mund të presësh që korporatat të investojnë sot në Izrael për shkak të sionizmit (një lëvizje për (fillimisht) rivendosjen dhe (tani) zhvillimin dhe mbrojtjen e një kombi hebre në atë që është tani Izraeli. U themelua si një organizatë politike më 1897 nën Theodor Herzl, dhe më vonë u drejtua nga Chaim Weizmann.). Ata vijnë sepse ia vlen për ta,” tha ministri i Financave për Izraelin Hayom.
Ministri i ekonomisë dhe industrisë Eli Cohen tha: “Vendimi i Intel për të vazhduar investimet në mënyrë të konsiderueshme në Izrael është një votë e rëndësishme e besimit në Izrael dhe në ekonominë izraelite. Aktivitetet e kompanisë në Izrael në fushën e kërkimit dhe zhvillimit dhe prodhimit të avancuar mbështesin politikat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë për të rritur eksportin dhe për të krijuar punë cilësore në përgjithësi; në periferi në veçanti.”
Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde
“Ne e shohim Intel si një partner në këtë rrugë dhe vendimi i tij i përsëritur për të investuar në Izrael e forcon ekonominë dhe punësimin në Izrael dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen. Më shumë se 320 kompani të huaja operojnë në Izrael dhe ato kontribuojnë në masë të madhe në rritjen, inovacionin, eksportimin dhe punësimin,” tha Cohen.
Prodhuesi i çipeve tha se nuk do të zbulojë asnjë detaj, duke përfshirë orarin, kostot dhe teknologjitë e projektit të ri në Izrael.
burimi: sun-sentinel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.