Instituti i Ekspertëve Fiskalë zhvillon trajnimin profesional për "Audit të brendshëm" - Business Magazine Albania

Instituti i Ekspertëve Fiskalë zhvillon trajnimin profesional për “Audit të brendshëm”


Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF) zhvillon trajnimin profesional për “Audit të brendshëm”.

Trajnimi fillon në datën 26 Tetor 2018 dhe zgjat 5 javë. Duke u zhvilluar çdo të Premte, ora 16:00 – 19:30 dhe të Shtunë, ora 09:00 – 13:30.

Modulet që do të trajtohen janë:

• Auditimi i brendshëm në sektorin publik

• Auditimi i brendshëm në sektorin privat

• Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore mbi të cilën kryhet kontrolli tatimor

Dokumentet që nevojitet për regjistrim janë CV, fotokopje e diplomës, fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës, dy fotografi për dokumenta.

Certifikata njihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Për më shumë informacion kontaktoni në: 067 66 58 464 ose në adresën e email: iefiskal@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0