INSTAT publikon shifrat: Rriten investimet e huaja në vend! Gjatë 2020-ës kontribuan në punësim dhe shitje - Business Magazine Albania

INSTAT publikon shifrat: Rriten investimet e huaja në vend! Gjatë 2020-ës kontribuan në punësim dhe shitje

Gjatë vitit 2020 kanë qenë pikërisht ndërmarrjet e huaja të cilat kanë patur një peshë të konsiderueshme në punësim dhe shitje në vend.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, numri i bizneseve të huaja gjatë 2020-ës, është rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 4433 biznese nga 4269.

Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zunë mesatarisht 60,7% duke qenë mbizotëruese në aktivitetet: shërbime të tjera (24,0%), tregti (13,8%) dhe industri (10,8%). Ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8,9% të këtyre ndërmarrjeve.

Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet e huaja kanë mundësuar 16.4% të punësimit dhe 22.6% të shitjeve, ku vlen të theksohet Italia e cila zuri 48,0% të punësimit dhe 21,2% të shitjeve neto dhe Kosova e cila mbuloi 2,9% të punësimit dhe 3,5% të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Po në këtë vit kanë qenë vendet e BE-së të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit dhe shitjeve në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2020, këto vende kanë zënë 77,8% të punësimit dhe 67.4% të shitjeve neto.

Për treguesin e punësimit, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e industrisë përpunuese me 38,9%. Për treguesin e shitjeve, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e tregtisë me 30,0%.

Lexo edhe: Çfarë e tërhoqi investitorin holandez të investonte në Kosovë?

Shifrat e publikuara nga INSTAT zbulojnë se Holanda dhe Zvicra kanë qenë vendet të cilat kanë dominuar fluksin e investimeve të huaja. Ndërkohë tregtia dominohet nga bizneset turke dhe italiane

Gjatë vitit 2020, pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane me 46,5%, ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 14,7% dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Kineze me 9,7%. Nga ana tjetër vlera e importeve të mallrave për të njëjtën periudhë kohore nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane, zënë vlerën e importeve me 35,7%, ndjekur nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 14,4% dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Greke mesatarisht me 7,4% .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0