Instat: Janar-mars, fluksi i të huajve rritet 12.5% - Business Magazine Albania

Instat: Janar-mars, fluksi i të huajve rritet 12.5%


Shenjat e shtrirjes së turizmit apo edhe dinamika e profesionistëve e investitorëve të huaj ka filluar të bëhet e dukshme edhe jashtë pikut të sezonit turistik.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) raporton se në tre muajt e parë të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga 677 mijë shtetas të huaj. Ky është një fluks 12.5% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fluksin e të huajve kryesojnë kosovarët, me 226 mijë e ndjekur nga grekët dhe italianët.

Hyrjet e të huajve në kufi sipas numrit më të lartë

Kosovarë      226  mijë (rritje 12%

Grekë              98.7  mijë  (rritje 19% )

Maqedonas       98 mijë (rritje 3%)

Malazezë          75.3 mijë (rritje 1.5%)

Italianë            55.6 mijë (rritje 12%)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0