INSTAT: Inflacioni në nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit - Business Magazine Albania

INSTAT: Inflacioni në nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit

INSTAT

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, veçanërisht ndikuar nga efektet e pandemisë, ka bërë që inflacioni të shkojë në nivelet më të larta të pothuajse 5 vitesh.
Çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje. Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar një rritje të indeksit vjetor të çmimeve të konsumit gjatë muajit Gusht 2021 në nivelin 2,4%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Ndërkohë, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në Gusht ishte 0,4%.

Rritja e çmimeve vërehet në mënyrë të dukshme të produktet e konsumit të përditshëm, duke nisur veçanërisht nga fillimi i këtij viti. Ajo u parapri nga rritja e çmimeve të lëndëve të para gjatë vitit të kaluar. Pandemia ka shkaktuar një zinxhir të rritjes së çmimeve. Kostot e transportit dhe tregtia ndërkombëtare ishin të parat që u prekën, për të dhënë efekt në vijim tek prodhimi dhe përpunimi.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, do të prekë më së shumti familjet e varfra, për të cilat shporta e ushqimeve mban peshë të madhe në shpenzimet mujore.

Në pikat e shitjes me pakicë, një litër vaj misri/ luledielli ka shënuar rritje deri në 70-80% krahasuar me një vit më parë. Nga 140 lekë/litër që ishte një vit më parë, ajo shkoi në 260 lekë/l. Së fundi edhe importuesit e grurit dhe prodhuesit e brumrave në vend kanë paralajmëruar se do të rritet çmimi edhe për bukën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0