INSTAT: "Eksportet rriten 12 %, por defiçit tregtar përkeqësohet."

INSTAT: “Eksportet rriten 12 %, por defiçit tregtar përkeqësohet.”


Me mbi 270 miliardë lekë, eksportet u rritën vitin e kaluar mbi 12% krahasuar me vitin 2016. Kjo është ecuria më e mirë shënuar vitet e fundit, ndonëse muajt e parë të vitit të kaluar patën një dimanikë edhe më shpresëdhënëse.

Për nga gama e eksporteve, ende vijojmë të shohim një ‘varfëri’ të vlerës së shtuar, pasi “Tekstile dhe këpucë” janë rikthyer në kryesimin e eksporteve. Gati 45% të eksportit e zënë ato me 117 miliardë lekë mallra. Së bashku me grupin tjetër, atë të materialeve të ndërtimit dhe metalet, dhe grupet e mallrave ndikuan në gati 80% të rritjes së eksporteve. Rritja është udhëhequr nga dy grupe kryesore Performan.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar, ecuri negative në eksporte shënoi grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ndërsa grupet e tjera të mallrave pësuan rritje në vlera të ulëta.

Nga shporta e ekspertëve vërehet se, vijojmë të eksportojmë pak vlerë të shtuar, ndërsa industritë me volumin më të madh të eksporteve u përkasin, rieksporteve (tekstile-këpucë) apo burimeve natyrore pa vlerë të shtuar, siç janë minerali i kromit.

Italia është destinacioni kryesor i prodhimeve shqiptare. Rritja e kërkesës në tregun italian ka rimëkëmbur porositë për përpunim, e rrjedhimisht eksportet në tregun përtej detit, ndërkohë që tregtia me Greqinë, vijon të përjetojë pasojat e krizës greke.

Ndërkohë, blinaci tregtar në tërësi është përkeqësuar, pasi vlera e importeve u rrit shumë më tepër se ajo e eksporteve. Sipas INSTAT, importet në 2017-ën, arritën 626 miliardë lekë, duke u rritur 8% ndaj një viti më parë. Kjo bëri që defiçit tregtar të rritet 5%, duke arritur në një vlerë mbi 350 miliardë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0