INSTAT: Bien çmimet në industrinë nxjerrëse - Business Magazine Albania

INSTAT: Bien çmimet në industrinë nxjerrëse


Çmimet e produkteve në industrinë nxjerrë vazhdojnë të bien dhe kjo konfirmohet edhe nga Instituti i Statistikave. Në raportin e fundit të INSTAT-it theksohet se, në tremujorin e parë të vitit 2016, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 97,4 % kundrejt vitit 2010, që merret si nivel bazë (Viti 2010 = 100). Në tremujorin e parë 2016 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -4,1%. Uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 12,6 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 18,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, IÇ Prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1,6 %. Vihet re ulje e çmimeve të prodhimit në metalurgji me 8,8 %, përpunimin e tekstileve me 5,1 %, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 3,8 %. Ndërsa çmimet e prodhimit në përpunimin e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 0,8 % dhe çmimet e prodhimit të konfeksionimit të veshjeve kanë shënuar rritje me 1,2 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 0,5 %. Sipas INSTAT-it, vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “Industri nxjerrëse” me 1,4 %, “Industri përpunuese” me 0,5 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 8,3 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ulje të konsiderueshme kanë pësuar çmimet e prodhimit për eksport në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 20,7 %.

/Shekulli.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0