Instagram u jep përdoruesve një mënyrë të re për të bërë para - Business Magazine Albania

Instagram u jep përdoruesve një mënyrë të re për të bërë para

Tani, krijuesit e Instagram kanë më shumë mënyra për të prodhuar para. Përmes platformës, influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim, i cili po zgjerohet edhe tek reklamat IGTV. Instagram prezantoi për herë të parë simbolet në një postim në blog në maj të 2020-ës. Përdoruesve u jepet opsioni për të blerë një simbol gjatë transmetimit live dhe shfaqet ngjitur me emrin e personit.

Këto simbole i bëjnë përdoruesit më të dukshëm për krijuesit. Si rezultat krijuesit mund të zgjedhin të shpërblejnë ndjekësit besnikë duke i përmendur gjatë transmetimit apo mënyra të tjera. Fillimisht simbolet ishin të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar influencerësh, por tani numri është zgjeruar. Adam Mosseri, drejtues i Instagram, përmes një Twitt tha se simbolet do të jenë të disponueshëm tek më shumë përdorues në mbarë botën.

LEXO: Dyshohet se ka shpërndarë informacione private të miliona të miturve, BE-ja heton Instagramin

Aktualisht 50 mijë krijues përfitojnë nga sistemi i simboleve të Instagram. Për më tepër opsioni po shtrihet edhe në IGTV, ku krijuesit mund të fitojnë gjithashtu para. Duke u dhënë mundësinë të fitojnë para në Instagram, rrjeti social do të tërheqë më shumë influencerë në aplikacion. Aktualisht Instagram po konkurron me TikTok dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale dhe i nevojiten disa lëvizje të forta për të ruajtur statusin e liderit.

GIZMONOVA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0