Instagram shton opsionin e pagesave nga aplikacioni

Instagram shton opsionin e pagesave nga aplikacioni


Në qetësi të plotë, Instagram i shtoi një opsion aplikacionit të vet. Në formë testi, tek disa përdorues, tashmë është i disponueshëm edhe opsioni i pagesave nga brenda aplikacionit.

Kjo, i jep mundësinë përdoruesve që të vendsoin aty kartat e tyre të kreditit apo debitit dhe një kod PIN për siguri. Pas kësaj, përdoruesit mund t’a përdorin kartën ashtu siç bëjnë në të gjitha aplikacionit e tjera. Kështu përdoruesit mund të kryejnë pagesën e palestrës, blejnë ulje në restorante, etj. E gjithë kjo, me ndihmën e një pale të tretë siç është aplikacioni Resy.

Instagram konfirmoi për The Verge se përdoruesit mund të kryejnë transaksionet me një numër të limituar biznesesh. Numri i llogarive të regjistuara si biznese në Instagram deri në fund të vitit 2017 ishte plot 25 milionë.

E gjithë kjo, vjen pas planeve të Marsit 2017, ku Instagram planifikon t’i lejojë përdoruesve të prenotojnë shërbime të ndryshme. E gjithë kjo u harrua pak në fakt, por tashmë duket se është realitet.

Në fakt, një nga problemet që prej kohësh shumë përdorues kanë patur, ka qenë fakti se ata nuk mund të blinin direkte nga platforma. Kështu, ata duhet të vizitonin një website tjetër, shpesh, edhe të panjohur. Ndoshta e ka një arsye përse bizneset e disponueshme janë të limituara. Ndonëse ndër vite, ka patur shumë raste arbitrare në situata të tilla.

Për bizneset në listën “e bardhë”, tashmë do të jetë më e lehtë të kryejnë shitje të ndryshme. Është provuar me kohë që ndërfaqja dhe procesi janë tepër të rëndësishëm për tërheqjen e blerësve…veçanërisht ata që janë pak të pa sigurtë me veten.

Burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0