Instagram me ndryshime. Ja si do të duket aplikacioni

Instagram me ndryshime. Ja si do të duket aplikacioni


Ka disa ditë që Instagram shfaq probleme. Mos u shqetësoni, gjithçka do të zgjidhet shpejt.

Platforma po teston disa opsione të reja përgjatë muajve Nëntor dhe Dhjetor, përfshirë ikona, butona dhe navigim më të shpejtë.

Instagram ka shpjeguar në një postim në blog ndryshimet e mundshme. Foto juaj e profilit mund të zhvendoset në cepin e djathtë, emri juaj do të jetë në gërma më të mëdha në krye të faqes. Ndjekësit dhe personat që ju ndiqni në aplikacion, do të kenë më pak përparësi se më parë, dhe numri i postimeve që keni bërë nuk do të jetë më i pranishëm.

Butoni “Follow” dhe “Message” do të testohet në profile të ndryshme me më shumë opsione për faqet e biznesit, përfshirë dhe “Start Order”.

“Ne po punojmë me këto ndryshime dhe do t’i testojmë ato në faza dhe kombinime të ndryshme, me komunitetin tonë gjatë javëve të ardhshme,” shkruhet në postim. “Eksperimentet dhe përditësimet do të vazhdojnë për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit në aplikacion me kërkesën e tij.”

Që prej largimit të bashkëthemeluesve Kevin Systrom dhe Mike Krieger në muajin shtator, drejtuesi i ri Adam Mosseri duket se e ka marrë në dorë “timonin” e Instagram. Këto ndryshime të fundit janë një nga iniciativat e tij të para për ndryshim.

Lexoni: Instagram emëron CEO-n e ri: Adam Mosseri

Vetëm në muajin Tetor, platforma deklaroi një sesion ku mund të kontrollohet koha e shpenzuar në aplikacion i quajtur ‘Your Activity’, tre opsione të reja për shopping dhe opsioni i taggimit të personave edhe në video.

Lexoni: Instagram po shndërrohet në një aplikacion për shopping

Instagram gjithashtu po punon për të penguar pëlqimet dhe ndjekësit e rremë, komentet nga aplikacionet e dyshimta të palës së tretë dhe për të luftuar ngacmimet në platformë.

/mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0