Informacioni i “zbuluar” online përmbante biografinë, foton e profilit, numrin e ndjekësve si dhe vendndodhjen e saktë të përdoruesve Insta. Krahas kësaj, ishte e mundur të zbuloje edhe numrin e telefonit privat të personit që kishte llogarinë si dhe adresën e tij të email-it.
Hulumtuesi i sigurisë Anurag Sen zbuloi bazën e të dhënave dhe lajmëroi TechCrunch në një përpjekje për të gjetur pronarin dhe për të vendosur në siguri bazën e të dhënave. Kemi gjurmuar bazën e të dhënave që i përkiste një firme marketingu të mediave sociale me bazë në Mumbai, Chtrbox. Kompania paguan influencuesit për të postuar përmbajtje të sponsorizuar në llogaritë e tyre.
Lexo: Të rinjtë shqiptarë drejt Instagram e YouTube. Ku është Facebook?
Çdo regjistrim në bazën e të dhënave përmbante një llogaritjen e vlerës së çdo adrese, bazuar në numrin e ndjekësve, pëlqimeve dhe share-ve që dispononin.
Ngjarja ndodhi pikërisht dy vjet pasi Instagram pranoi që kishte një problem sigurie në zhvilluesin e saj API, çka lejonte ‘hacker-at’ të përftonin adresat e emailit dhe numrat e telefonave të 6 milionë llogarive në Instagram. Ata i shitën të dhënat më pas tek Bitcoin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto