Innovation Nest Festival, vjen në Tetor në Tiranë - Business Magazine Albania

Innovation Nest Festival, vjen në Tetor në Tiranë


“Tok Digital Agency” sjell për të dytin vit në Tiranë festivalin më të madh të inovacionit, INN Fest 2019. Në datat 24 dhe 25 Tetor, tek Art Turbina do të keni mundësi të jetoni për disa orë pranë risive teknologjike, ideve revolucionare dhe investitorëve më interesantë të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

INN Fest është rrjeti i parë i engjëjve të biznesit në Shqipëri, i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Qëllimi i vetëm i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë, strukturimit dhe rritjes së të gjithë aktorëve të tregut, të cilët duan të sjellin ndryshimin.

Lexo: Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj

INN Fest 2019 është gjithashtu bashkëpunëtor dhe pjesë e “Konferencës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave” (Conference of Data Protection and Privacy Commissioners) ku do të marrin pjesë delegatët zyrtarë nga Facebook, Google, Microsoft, Linkedin, Ailbaba, Uber, e shumë korporata ndërkombëtare. A keni komunikuar ndonjëherë me ta? Ky është rasti ideal!

INN Fest është e hapur për bashkëpunim me të gjithë sipërmarrësit e angazhuar në proceset e transformimit digjital në sektorët e ICT, Multimedia, Industritë Krijuese, Manifaktura, Mjekësia, Bioteknologjia, Mjedisi, Riciklimi, Energjia dhe Industria e Ushqimit.

INN Fest 2019 bashkon të gjithë aktorët inovatorë si dhe promovon idetë dhe asetet më të mira si Gjirafa, Uber, Connected Baltics OÜ, LinkedIn, Alibaba Easy pay, UCXmarket Kosovo, Ikons, R&T Group, Century 21, Acromax, ICTSlab e shumë të tjerë.

INN Fest është një eksperiencë unike për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Krahas festivalit, në ambjentet e jashtme të Art Turbina do të mund të ndërveproni edhe me 70 kompani, të cilat prezantojnë idetë e tyre unike në shërbim të eficencës dhe inovacionit.

Mbi 60 folës, më shumë se 1500 pjesëmarrës dhe mundësia e artë për të zbuluar rrugët e zhvillimit të idesë tënde.

Një takim i jashtëzakonshëm në kërkim të talentit dhe energjisë.

Ju keni idenë, Inn Fest ju ndihmon ta realizoni!

Në 24 dhe 25 Tetor mos mungo në ArtTurbina.

Bëhu pjesë e saj në: Web, Instagram, Facebook dhe Linkedin

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0