Innova Clinic: Një oaz i bukurisë dhe përkujdesjes në zemër të Tiranë - Business Magazine Albania

Innova Clinic: Një oaz i bukurisë dhe përkujdesjes në zemër të Tiranë

Innova Clinic

E ndodhur në zemër të Tiranës, klinika më e dashur për ju, Innova Clinic, klinikë dermoestetike e specializuar në procedura jo-kirurgjikale. Kjo klinikë, me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë së shërbimeve dhe përdorimit të teknologjisë së fundit, synon të krijojë një përvojë të jashtëzakonshme për pacientët e saj.

Misioni i saj është të bëjë pacientët të duken e të ndihen në më të mirën e tyre duke përdorur teknologjinë e fundit e cila është dhe pika më e fortë në Innova Clinic, duke sjellë risitë më të fundit, si lazeri Fotona i vlerësuar si një nga 5 lazerat më të mirë në botë dhe lazeri Alexandrite Candela GentleMax Pro i cili është lazeri nr. 1 në botë. Kjo klinikë siguron trajtimet më efikase dhe të përparuara ne fushën e dermatologjisë dhe estetikës.  

 

Stafi i kualifikuar dhe profesional i Innova Clinic është një përbërës kyç që thekson përkushtimin ndaj pacientëve duke e bërë prioritet besimin e tyre.

 

Innova Clinic


Standardi i tyre është përgjegjësia që ata kanë në ofrimin e procedurave mjekësore, duke qenë hap pas hapi në çdo stad të rrugëtimit të pacientit në këtë klinikë, nëpërmjet informimit të saktë, komunikimit të hapur dhe të qartë.

Në klinikën Innova, çdo pacient është i veçantë, sepse çdo pacient ka nevoja e shqetësime të ndryshme për të arritur objektivat e veta. Prandaj çdo trajtim është i personalizuar, kjo falë stafit mjekësor ekspert të certifikuar dhe trajnuar në rangjet më të larta ndërkombëtare. 


Fusha e ekspertizës së klinikës Innova konsiston në trajtimet mjekësore të lëkurës si: Rosacea, akne, melazma, njolla, shenjat post-akne, shenjat e lindura, rënien e flokëve, mykun e thonjve.

  • Fotona lazer për heqjen e nishaneve, kapilarëve, lazer fraksional dhe antiage si Fotona 4D
  • Lazer për trajtimin gjinekologjik
  • Injeksione për relaksimin e muskujve për rrudhat e syve, ballit, migrenës, bruksizmit dhe hiperhidrozës
  • Fillerat dermale për korrigjim asimetrie dhe harmonizim të tipareve si: filleri i buzëve, mollëzave, mjekrës, i syve
  • Mezoterapi dhe biorevitalizim të lëkurës
  • Trajtime të flokut dhe trupit
  • Fizioterapi dhe epilim me lazerin Alexandrite Candela GentleMax PRO

 

Motoja e tyre: “ Përkushtimi ynë është çelësi i suksesit, besimi juaj është motivimi!

Kushdo që vjen në Innova si pacient, largohet si mik! 

Artikulli u publikua më parë në faqen 84 të numrit 34 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 34 të saj.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0