Inflacioni në Itali kap normën më të lartë në 10 vite. Rritje e fortë dhe në Spanjë - Business Magazine Albania

Inflacioni në Itali kap normën më të lartë në 10 vite. Rritje e fortë dhe në Spanjë

Inflacioni në Itali kapi normën më të lartë në më shumë se një dekadë pasi rritja e kostove të energjisë vazhdoi ë rriste çmimet. Kostoja e jetesës u rrit me 4.2% nga një vit më parë në dhjetor, krahasuar me një avancim prej 3.9% muajin e kaluar, tha të mërkurën në një deklaratë instituti italian i statistikave Istat.

Ndërsa Spanja e regjistroi gjithashtu inflacionin më të shpejtë në 30 vite në dhjetor, vendet e eurozonës që ndodhen më në veri mund të kenë përjetuar tashmë kulmin. Çmimet franceze u stabilizuan muajin e kaluar, sipas shifrave të publikuara në fillim të kësaj jave, ndërsa të dhënat gjermane të së enjtes pritet të tregojnë se inflacioni u lehtësua në prag të Krishtlindjes.

Pritjet për ngadalësimin e rritjes së çmimeve në bllokun e monedhës në tërësi i lejuan Bankës Qendrore Evropiane të hartonte një dalje nga stimuli monetar pandemik në dhjetor. Institucioni me bazë në Frankfurt planifikon t’i japë fund blerjeve neto në kuadrin e një programi emergjent të blerjes së bonove në mars, pavarësisht kërcënimit ekonomik nga varianti omicron i koronavirusit.

Lexo edhe: Anglia “shokon” tregjet. Banka Qëndrore miraton rritjen e normave të interesit, çfarë i pret konsumatorët

Në Itali, faktori kryesor që nxit rritjen e çmimeve mbeten kostot e energjisë me faturat e shërbimeve që u rritën 14.4% nga një vit më parë dhe kostot e transportit me 9.6%. Rritje me 3.6% ka patur edhe shërbimet që kanë të bëjnë me mikpritjen, si hotele dhe restorante. Kostot e ushqimeve dhe pijeve u rritën me 2.9%.

Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Mario Draghi, ka vepruar në mënyrë të përsëritur për të zbutur ndikimin e faturave të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes tek familjet dhe bizneset, duke lënë mënjanë 4 miliardë euro (4.5 miliardë dollarë) nga buxheti për këtë qëllim në pjesën e parë të 2022.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0