Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë në 40 vite - Business Magazine Albania

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë në 40 vite

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve këtë shtator, pas kostos në rritje të ushqimeve që nuk ishte parë që nga viti 1980.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 10.1%, krahasuar me 9.9% një muaj më parë, njoftoi  të mërkurën Zyra për Statistikat Kombëtare. Të dhënat e reja tregojnë se inflacioni është kthyer në kulmin e korrikut dhe është sërish në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 1982.

Lexo edhe: Bien shitjet e pajisjeve elektronike. Samsung dhe AMD raportojnë ulje të fitimeve

Cmimet e ushqimeve gjithashtu u rritën me 14.5% nga një vit më parë. Ky nivel i ri çmimesh rrit pritshmëritë që Banka e Anglisë të ngrejë më tej dhe më shpejt normat e interesit ndërsa përpiqet të kthejë inflacionin në objektivin e saj prej 2%.

Gjithashtu kjo situatë, do ta bëjë më të vështirë për shefin e ri të Thesarit të qeverisë, i cili mori detyrën më pak se një javë më parë, rivendosjen e stabilitetit financiar  pasi plani ekonomik i qeverisë tronditi tregjet gjatë muajit të kaluar.

Jeremey Hunt ka thënë se qeveria “do t’i japë përparësi ndihmës për më të cenuarit duke ofruar një stabilitet më të gjerë ekonomik”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë pas pandemisë ka qenë shkaku kryesor që ka rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën. / Politico 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0