Bien shitjet e pajisjeve elektronike. Samsung dhe AMD raportojnë ulje të fitimeve - Business Magazine Albania

Bien shitjet e pajisjeve elektronike. Samsung dhe AMD raportojnë ulje të fitimeve

Gjigandi i teknologjisë Samsung ka paralajmëruar një rënie me 32% të fitimeve pasi kërkesa për pajisjet elektronike dhe mikroçipat që i fuqizojnë ato tkurren për shkak të ngadalësimit ekonomik global.

Të enjten, prodhuesi amerikan i çipave, Advanced Micro Devices (AMD) tha gjithashtu se fitimet e saj ishin goditur nga një rënie e kërkesës për kompjuter. Ajo vjen pasi njerëzit kanë shkurtuar blerjet ndërsa kostoja e jetesës rritet.

Lexo edhe: Ekosistemi Samsung: A e dini se çfarë është ekosistemi i pajisjeve Galaxy?

Fitimet e Samsung nga biznesi i prodhimit të mikroprocesorëve është në rënie pasi çmimi global i mikroçipave ra për shkak të dobësimit të kërkesës për pajisjet elektronike.

Shitjet e pajisjeve elektronike kanë marrë goditje pas inflacionit në rritje, normave më të larta të interesit dhe ndikimit nga pushtimi rus i Ukrainës pengojnë njerëzit të bëjnë blerje.

Analistët e industrisë së teknologjisë kanë parashikuar se çmimet e mikroçipave do të vazhdojnë të bien në tre muajt e ardhshëm me kërkesën që nuk pritet të rikuperohet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0