Inflacioni arrin rekord në tetor. Më i larti që nga periudha e piramidave - Business Magazine Albania

Inflacioni arrin rekord në tetor. Më i larti që nga periudha e piramidave

Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve. Shtrenjtimi i fortë i ushqimeve dhe karburanteve veçanërisht ka bërë që edhe  ne tetor inflacioni të kërcejë në 8.3% sipas Institutit të Statistikave, norma më e lartë e regjistruar që prej vitit 1998, duke reflektuar goditjen e fortë të krizës së çmimeve në vend.

Rritja ka rezultuar dyshifrore për këto dy grupe krahasuar me tetorin e shkuar duke rënduar edhe më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Brenda grupit të ushqimeve rritjen më të madhe e kanë parë produktet e vajit e yndyrnave, produktet e bulmetit por edhe ato të fruta perimeve.

Por, kostot janë rritur edhe për të gjitha mallrat e shërbimet e tjera pasi Instat raporton se shtrenjtimi i çmimeve nuk është ndalur as për grupet e tjera të marra në analizë e që ndikojnë ecurinë e inflacionit.

Lexo edhe: Guvernatori Sejko bën thirrje: Bankat duhet të ristrukturojnë kreditë

Më shtrenjtë po paguajnë qytetarët për ujin e energjinë, për shërbimet arsimore e shëndetësore,  të arredojnë e mobilojnë shtëpitë apo të komunikojnë pasi rritja e çmimeve ka qenë e konsiderueshme, ndërsa tashmë shtrenjtimi vijon edhe për kafenetë e restorantet.

Ndërsa çmimet nuk ndalen, Banka e Shqipërisë vijon me politikën e saj shtrënguese për të zbutur goditjen e tyre. Pak ditë më parë, për herë të pestë brenda pak muajsh ndërhyrë sërish duke rritur normën bazë të interesit në 2.75%.

Dukshëm, inflacioni i rritur është kthyer në sfidën kryesore të ekonomisë shqiptare dhe mund të cenoje rritjen e qëndrueshme të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0