Guvernatori Sejko bën thirrje: Bankat duhet të ristrukturojnë kreditë - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko bën thirrje: Bankat duhet të ristrukturojnë kreditë

Inflacioni i lartë mbetet një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja e normës bazë të interesit do vijojë dhe është e detyrueshme  për të stabilizuar rritjen e çmimeve.

Kreu i bankës Qendrore pranoi ndikimin që këto masa kanë në shtrenjtimin e kredive dhe i bëri thirrje bankave që të analizojnë situatën për të ristrukturuar kreditë. Banka e Shqipërisë ka rritur 5 herë normën bazë të interesit  duke e çuar në nivelin 2.75%

Banka e Shqipërisë  ka sygjeruar se prioritet në buxhetin e  viti të ardhshëm duhet të jetë konsolidimi fiskal. Sipas Guvernatorit Sejko duhet bërë kujdes me kontratat konçesionare dhe skemën e sigurimeve shoqërore.

Për sa ai përket amnistisë Banka e Shqipërisë argumenton se kjo nismë ka një sërë rreziqesh për rritje të evazionit. Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike 3.5% këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një ngadalësim dhe rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.4%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0