Inflacioni arrin në 6.2%, dy herë mbi objektivin - Business Magazine Albania

Inflacioni arrin në 6.2%, dy herë mbi objektivin

Inflacioni në muajin prill arriti normat më të larta të 20 viteve të fundit, në 6.2%. Kriza e çmimeve në tregjet botërore ka prekur tregun, i cili importon rreht dy herë më shumë se vlera e eksportit.

Shtrenjtimi, në veçanti i produkteve ushqimore dhe karburanteve bëri që inflacioni të arrijë në 6.2%.

Ndikimin më të fortë në inflacion e dha transporti, me një rritje prej 22.5% dhe mallrat e shportës, por shtrenjtimi preku gjithçka.

Grupi i produkteve me peshë më të lartë në buxhetin e familjeve shqiptare, ai i ushqimit, u rrit 10%. Rritjen më të madhe e ka shënuar ccmimi i vajit, i cili ka arritur në gati 400 lekë/litër në pikat e shitjes me pakicë.

Me shpejtësi gjatë Prillit janë shtrenjtuar edhe çmimet për qiratë e shtëpive, energjinë e ujin, ndërsa edhe për veshjet qytetarët kanë paguar më shumë para për blerjen e tyre.

Lexo: Banka Botërore parashikon: Lufta do të ngadalësojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor

Inflacioni prej 6% është 2 herë më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3%. Institucionet ndërkombëtare dhe ato vendase kanë theksuar se çmimet e larta do të rriten edhe gjatë vitit në vijim.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0