Industria 3D, a po merr një rëndësi tjetër pas Covid 19? - Business Magazine Albania

Industria 3D, a po merr një rëndësi tjetër pas Covid 19?


 

Është një mrekulli e vogël. Pikërisht nga ato që ndodhin kur në rrezik është jeta e shumë njerëzve. Në spitalian e Breshias, Itali,  po luftohet ndaj koronavirus dhe jetët varen nga funksioni i makinave të terapisë intensive, të cilat nuk janë shumë. Kur ka lindur shqetësimi se nuk ka më valvula që vënë në funksion makineritë, të cilat u mundësojnë pacientëve reanimimin përmes marrjes së oksigjenit, mjekët njoftuan kompaninë prodhuese por furnitori komunikon se mund të mos i realizojë në kohë. Ndërsa studiohen të gjitha opsionet, një ide ishte ajo e printimit 3D.

Printimi 3D mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe furnizimin, sidomos në këtë periudhë kur importi dhe prodhimi tradicional janë të kufizuar. Kjo u testua në spitalin e Breshias. Mënyra e vetme për të shpëtuar jetë në këtë pike, përtej parandalimit, është pasja e sa më shumë makinerish reanimimi. Kur ato nuk funksionojnë, printimi 3D mund të na hyjë në punë.

Massimo Tomporelli, themeluesi i FabLab në Milano, mbështetës i industrisë 4.0 dhe printimit 3D në Itali, raportoi se u kontaktua nga redaktorja Nunzia Vallini, nga Brescia, e cila shpjegoi që spitali në Brescia ka nevojë urgjente për valvula për pajisjen e trajtimit intensiv. Mungesa e valvulave mund të kishte qenë dramatike dhe shumë njerëz do humbisnin jetën. Kështu që ajo i kërkoi që t’i printonte me anë të teknologjisë 3D.

Pas disa përpjekjesh të shumta, një kompani në afërsi e quajtur Issinova iu përgjigj kësaj krize. Themeluesi dhe CEO, Cristian Fracassi, dergoi printerin 3D në spital dhe në vetëm disa orë e ridizenjoi dhe prodhoi pjesëzën që mungonte. Sistemi funksionoi dhe pajisja tëashmë është vënë në funksion.

Me rritjen e pashmangshme të virusit nëpër gjithë botën, dhe me këputjen e zinxhirëve të furnizimit global, printerët 3D mund të jenë një ndihmë jashtëzakonisht e madhe, dhe mund të shpëtojnë jetë.

La stampa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0