India, tregu i smartphoneve që po shënon 'boom' - Business Magazine Albania

India, tregu i smartphoneve që po shënon ‘boom’


India nuk ka ndërmend ta lëshojë “titullin” e tregut të smartphone-ve që po rritet me ritmet më të shpejta. Deri në 2021-in, India pritet të ketë 810 milionë abonime smartphone, sipas Raportit të Mobilitetit të Ericsson. Numri total i abonimeve mobile në vend do të arrijë 1.37 miliardë deri në vitin 2021.

India gjithashtu ka rregjistruar rritjen maksimale të abonentëve mobile në botë në tremujorin e parë të këtij viti, sipas Raportit më të fundit nga Ericsson. Gjatë kësaj periudhe tregu i smartphoneve pati një shtim prej 21 milionë tё përdoruesve të rinj, krahasuar me vetëm 5 milionë më shumë abonentë në Indonezi dhe 3 milionë në SHBA.

Ja disa nga gjetjet më interesante nga raporti.

Aplikacionet më popullore

WhatsApp është mbreti i aplikacioneve mobile në Indi, ndjekur nga Google dhe YouTube. Aplikacioni për shpërndarjen e dokumentave Xender është aplikacioni kryesor sipas përdorimit mesatar mujor të të dhënave, së bashku me aplikacionet SHAREit dhe YouTube.

Muzika dhe videot janë format më popullore të argëtimit në smartphone. Rreth 50 % e përdoruesve të smartphone-ve dëgjojnë muzikë me video nga aplikacionet, dhe më shumë se një në 2 përdoruesë interneti shikojnë video online çdo javë.

Paketat e internetit mobile do të rriten dramatikisht

Deri në 2021-in, 99 % e trafikut mobile në Indi do të jetë nga të dhënat e internetit. Trafiku total mobile pritet të rritet 15 herë nga 2015 deri në 2021-in, duke arritur 1 miliardë GB çdo muaj. Mesatarisht, një paketë interneti mobile mesatare për një përdorues smartphone do të 5-fishohet nga 1.4 GB në 2015 në 7 GB deri në 2021-in.

Më shumë indianë do të lëvizin nga 2G në 3G dhe 4G

Numri i abonentëve GSM/EDGE pritet të rritet deri në 2016-n dhe do të zbresë për shkak të “iniciativave të operatorit për të migruar nga 2G në 3G”. Paralel me këtë, rrjetet 3G dhe 4G do të rriten deri në 65 % të të gjithë abonimeve deri në 2021-in.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0