Është inauguruar ditën e djeshme Klubi i Prodhuesve në Kosovë, i cili si synim ka përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Në këtë inaugurim ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, u tha që themelimi i këtij klubi është akt simbolik për tetë vjetorin e Pavarësisë.
Sipas kryeministrit ky inaugurim është mënyra më e mirë për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë.
Mustafa tha se përmes fuqizimit të sektorit privat do të ketë edhe më shumë zhvillim të ekonomisë.
Klubi i ka nëntë kompani që janë të bashkuara dhe kanë për qëllim ta ndryshojnë klimën e të bërit biznes.
Klubi synon ndryshimet e ekonomisë, ku do të ketë rritje të të ardhurave, ulje te varfërisë dhe zhvillim ekonomik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto