INAGUROHET NË TIRANË QENDRA LABORATORIKE E INOVACIONIT ICTSLAB - Business Magazine Albania

INAGUROHET NË TIRANË QENDRA LABORATORIKE E INOVACIONIT ICTSLAB


Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, ICTSmedia organizon të Enjten ceremoninë e inaugurimit të ICTSlab, laboratorit multi-funksional të themeluar në Prill të 2018-ës, i cili do të përgatisë të rinjtë shqiptarë për sfidat e shekullit 21, si pjesë e vizionit për të mbështetur prosperitetin e të gjithë rajonit në aspektin e arsimit, komunikimit dhe teknologjisë moderne.

Kompjuteri është si një kuti magjike, nëpërmjet të cilës ne mund të krijojmë gjithçka”. Kështu e përkufizon kompjuterin një nga fëmijët e grupeve të para që kanë nisur rrugëtimin e tyre inovativ në qendrën ICTSlab.

Për ta, ICTSlab është laboratori që transformon idetë e tyre në realitet. Për ICTSlab, ata janë liderët e së ardhmes, të cilët do të mund të transformojnë realitetin në vendin e ëndrrave të tyre.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Vënia në praktikë e këtyre njohurive me metodologjitë më moderne të mësimdhënies, do të ndihmoj fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, nxitjen e të menduarit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip dhe eksplorimet artistike me mjetet më të mira dixhitale.

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre personalitete nga qeverisja qendrore dhe lokale, sipërmarrës të shquar, akademikë, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë, anëtarë të spikatur të komunitetit të teknologjisë në Shqipëri si edhe entuziastë.

Në mbështetje të kësaj iniciative të re të ICTSmedia, e cila premton të sjell inovacion në arsimimin e të rinjve shqiptar, në ceremoni do të marrin pjesë dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Zëvendës Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

ICTSlab është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.

ICTSlab nisi zyrtarisht në Shtator rrugëtimin inovativ me fëmijët 7-14 vjeç. Në ICTSlab, fëmijët mësojnë të kodojnë dhe kodojnë për të mësuar.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia, si një shtëpi botuese lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë, prej gjashtë vitesh organizon garën e mirënjohur kombëtare në fushën e teknologjisë, Albanian ICT Awards. Gjithashtu, është publikuese e disa prej mediave më të spikatura të teknologjisë në Shqipëri dhe rajon si PCWorld.al, CIO.al, GameWorld.al dhe CryptoWorld.al, fal partneritetit me shtëpinë botuese globale IDG.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0