Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të revokojë licencën e Bankës së Kreditit të Shqipërisë sh.a. Banka kishte filluar më parë procesin e likuidimit vullnetar.
Me daljen e saj nga tregu numri i bankave në vend ka zbritur në 12 duke u reduktuar me 4 banka në vetëm një vit.
Lëvizjet në tregun bankar erdhën pas një tërheqje të bankave në aktivitetin me klientin, si pasojë e efekteve të krizës financiare ndërkombëtare, ndërsa në vend pati një kulm të kreditimit të ekonomisë para kësaj krize. Rritja e kredive me probleme, për një përiudhë të gjatë në rreth 25% të totalit të kredisë, uli ndjeshëm aktivitetin e bankave vençanërisht në financimin e sektorit privat dhe individit.
Prej vitesh në shitje, NBG Bank ka realizuar tashmë shitjen ashtu si edhe Veneto bank që u përthith nga Intesa Bank. Marrëveshja e realizuar për shitjen e ICB është në proces të realizimit të këtij transaksioni duke u blerë nga Union Bank.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto