I/E frustruar se nuk të kanë kthyer email? Ndiq këto këshilla - Business Magazine Albania

I/E frustruar se nuk të kanë kthyer email? Ndiq këto këshilla


Në një artikull për “The Atlantic,” shkrimtari Joe Pinsker i ndan marrësit e emaileve në dy kategori: ata që i lënë emailet të grumbullohen; dhe ata që ndihen të sfiduar për t’iu përgjigjur atyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e vërtetë se disa njerëz prej zakonit, përgjigjen në çast, ndërsa tё tjerёt u përgjigjen një grupi të madh emailesh pas disa ditësh.

Gjithsesi, si një emaildërgues, ajo për çfarë interesohesh ti është përgjigjia, nuk ka rëndësi nëse vjen pas 30 minutave, apo pas 3 ditësh. Pas të gjithash, pse do të shqetësoheshe të dërgoje një email nëse nuk do që të lexohet? Dhe veçanërisht kur përfshin një pyetje ose një çështje për t’u ndjekur, ju doni që të rrisni shanset që t’ju përgjigjen.

Për të inkurajuar të tjerët që të përgjigjen, shfrytëzoni praktikat më të mira si më poshtë.

1. Ji konçiz/e

Autori John Brandon në artikullin “The Simple Secret to Get People to Respond to Your Emails,” ndan disa këndvështrime për të arritur objektivin; duke përfshirë faktin se më shumë se gjysma e njerëzve do t’i përgjigjen emailit nëse gjuha jote në vetën e tretë drejtuar subjektit do të jetë e thjeshtë. Jo vetëm kaq, por norma më e lartë e përqindjes është kur emaili ka 100 fjalë, dhe subjekti është 3-4 fjalë.

Pyet veten se si mund të shprehësh të gjitha ato që ke për të thënë në vetëm pak fjalë. Fol direkt për atё që ke nevojë dhe çështjet e tjera ceki njëherë tjetër.

Kur ka nevojë, është ok që të shkoni pak më tepër në thellësi. Vetëm mundohu që ta bësh emailin e shkurtër dhe të qartë nëse mundesh.

2. Sigurohu që po shton vlerë

Autorja e “Muse“, Lily Herman gjeti se kur shtonte një link, marrësi mund të ishte i interesuar, 85 për qind e njerëzve i përgjigjeshin emaileve të saj (dhe më shumë se gjysma e atyre që përgjigjeshin kthenin email brenda 24 orëve.) Së bashku, me një normë përgjigjie më të lartë, një tjetër e mirë e kësaj përqasjeje është se zbut një frikë të zakonshme që kanë shumë njerëz kur duan të kontaktojne më dikë (sidomos kur është një person i ri, ose nëse kërkoni një nder). Nuk ka pse të tregohesh i/e ndrojtur nëse shënimi përfshin diçka që personit tjetër do t’i dukej interesante.

3. Ndiq rrugën e drejtë

Këto këshilla duhet të vlejnë, por jo çdo email që dërgon (edha ata që kanë nevojë për një përgjigje qartazi), do të marrin një përgjigjie. Ndonjëherë dikujt që i dërgon email mund të jetë në moment të papërshtatshëm, dhe nuk ka rëndësi se sa i mirë mund të jetë emaili yt, ai/ajo do ta harrojë tërësisht dhe do të jetë nga fundi i inbox-it.

Kështuqë, mos ki frikë ta rishkruash. Prit të paktën 24 orë për ndonjë gjë jo urgjente dhe më pas dërgo një shënim që përfshin një “forward” të emailit të mëparshëm (sigurohu që fjala ‘FWD’ të mos shfaqet në subjekt).

Nëse ke nevojë për diçka, nënvizoje. Për shembull, rreshti i ardhshëm mund të jetë: “Kishit shansin të lexonit ndryshimet që ju dërgova në email?” ose “A kishit mundësi të hapnit materialin e bashkangjitur që ju dërgova?” Ka më shumë gjasa që në këtë mënyrë personi tjetër të të kthejë një email.

Mund të jetë frustruese të dërgoni një email dhe të mos merrni përgjigjie. Por, nëse jeni të gatshëm të investoni pakëz më shumë kohë kur ta kompozoni atë, do të rrisni gjasat që të merrni një përgjigjie.

 

/Shkruar nga Sara McCord dhe publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0