IDEA kalon në fazën e dytë. Nis puna me planin e biznesit 

IDEA kalon në fazën e dytë. Nis puna me planin e biznesit 


Më të fokusuar, më në brendësi të biznesit. Faza e dytë e IDEA-s, po fut sipërmarrësit e rinj në koncepte më të rëndësishme për ngritjen dhe mbarëvajtjen e biznesit të tyre.

Përmes ushtrimeve dhe asistencës, 120 përfituesit e IDEA-s po shkojnë drejt konkretizimit të planit të biznesit.

Gjatë trajnimit në Tiranë 19-20 Maj 2018, të zhvilluar pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës Marlinde Baerenz, drejtore e CEFE International, thotë se: “Tani jemi në fazën e dytë të konkurrimit të ideve të biznesit. Në fazën e parë nisëm me 400 sipërmarrës në faza të hershme të tyre dhe kemi selektuar 120 persona për të vijuar me trajnim për zhvillimin e planit të biznesit, këshillim dhe mentorim.”

Vlerësimi i pjesëmarrësve gjatë fazës së parë, sipas Marlinde, ka marrë në konsideratë idenë e biznesit te konkurrentëve, sa inovative është ajo,  (jo aq se sa e avancuar është si ide) dhe niveli i angazhimit e pjesëmarrjes aktive. “Tashmë nuk do te jetë vetëm ideja inovative në vlerësim, por njëkohësisht dhe plani i biznesit në vetvete. Konkurrentët po punojnë, po e prekin planin e biznesit”, tha ajo për Businessmag.al.

Fokusi i dy ditëve trajnim pas fazës së përzgjedhjes, është plani i biznesit, të qenit sipërmarrës, sigurimi i produktit dhe strategjia e marketingut. “Ne do të vazhdojmë me dy sesione të tjera. Inovacioni është një nga këto dhe në fund do të kemi një sesion të tretë, ku finalizojmë planin e biznesit dhe jemi në kërkim të parave, pra financimin”, thekson Marlinde.

Enxhi Dyrmishi, konkurrente tek IDEA tregon se pati një ndjesi të mirë kur mori emailin se kishte kaluar fazën e parë dhe ishte përzgjedhur që të vijonte me konkursin Sfida IDEA. “Këtu po krijojmë network, njohje të reja dhe po u japim formë planeve të biznesit mbi idetë tona”, thotë ajo.

Vasjan Broka është një prej konkurentëve të përzgjedhur që ka kaluar fazën e parë dhe shprehet: “Sot mësuam 5 P-të e marketingut, (Vendi, Promovimi, Çmimi, Personi/at, Produkti/Shërbimi). Kjo pjesë është shumë e rëndësishme për nisjen e një biznesi. Çdo sipërmarrësi i duhen këto koncepte”, thotë ai, duke treguar se në shkollë këto jepen në një lëndë që zgjat për 4 muaj, kurse me metodën CEFE nevojiten 2 orë për t’i kuptuar dhe të jesh i aftë t’i zbatosh në përditshmërinë në biznes. Broka tregon se ka studiuar ekonomiks, por ndryshimi është që në këtë rast po mëson në mënyrë praktike.

Ai synon me biznesin e tij të lidhë studentët e IT me kompanitë e kësaj fushe përmes internship-it, dhe tregon se gjatë trajnimit ka nisur të punojë me planin e biznesit. “Përcaktuam shumë mirë prototipin e klientit, target grupin e klientit ideal. I vendosëm emër dhe karakteristikat dhe tani ndihemi më të përgatitur për treg”, thotë Vasjan Broka.

Në fund të trajnimit dy ditor të fazës së dytë, Arziko Manaj një tjetër konkurrente, tregon se, “Trajnimi për planin e biznesit ishte mjaft eficient, zhvilluam produktet tona më në detaje. Me planin e biznesit arritëm të përcaktojmë deri edhe çmimin dhe të përcaktojmë pritshmëritë për muajt e ardhshëm”. Sipas saj, kjo e bën të vetëdijshme se çfarë duhet bërë për të organizuar punën, për të ruajtur fitimet ose për t’i rritur ato.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0