IDEA hap konkursin e planeve të biznesit

IDEA hap konkursin e planeve të biznesit


Në mes të këtij muaji, ka hapur siparin, Projekti IDEA, konkursi i planeve të biznesit, që do të zbatojë metodologjinë CEFE për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri.

Sfida IDEA” kombinon Trajnim, Coaching/Këshillim dhe Mentorim, dhe parashikon të trajnojë këtë vit, rreth 400 startup-e. Rrugëtimi gati një vjeçar, pritet të përmbyllet me 80 finalistë, të cilët do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para një jurie.

Një takim i hapur me diskutime, përshtypje, histori personale suksesi të bizneseve shqiptare, u zhvillua në Tiranë.

Drejtuesi i Projektit IDEA Z. Peter Eberhard bashkë me sipërmarrës e përfaqësues biznesi si Donika Mici, përfaqësuese e Donianna, Stephanie Sieg Menaxhere e Pergjithshme Tirana Business Park, Linda Shomo nga Easy Pay Albania dhe Koli Sinjari Drejtor Ekzekutiv i BiznesAlbania diskutuan mbi çështje të sipërmarrjes në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë. Theksi u vu tek prirja ende e dukshme e të rinjve për t’u punësuar në institucionet publike, ndërsa sipërmarrësit me përvojë, ftuan institucionet të “injektojnë” shpirtin e sipërmarrjes te të rinjtë, që në bankat e shkollës, me programe të posaçme si sipërmarrja.

Donika Mici, pronare e pesë fabrikave, u shpreh se biznesi për të ka filluar si një aventurë dhe gjatë rrugës kuptoi që duhet të ketë diversifikim. Mbështetëse e metodologjisë Ceffe, Donika gjithashtu i dërgon punonjësit e saj nëpër trajnime të ndryshme dhe beson në cilësinë që Shqipëria ofron.

Metodologjia Ceffe, që aplikohet nga projekti gjerman, parashikon pjesëmarrje të lartë të orientuar drejt veprimit, dhe aplikohet në më shumë se 70 vende të botës. Kjo metodë përfshin përvojën teorike dhe praktike për të lehtësuar zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

Stephanie Sieg shprehu pozitivitetin për mundësitë e Shqipërisë në zhvillimin e Turizmit. Faktorët të cilët i vlerëson janë vendodhja, aftësitë në gjuhët e huaja dhe pasioni e dëshira e njerëzve për të punuar.

Për Linda Shomon, “të rinjtë janë të talentuar, por ata të cilët janë shumë të aftë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, ndërkohë që mund të punojnë dhe të krijojnë start-up këtu. Ka nevojë për edukim të koncepteve të sipërmarrjes në vitet e hershme të shkollës’’.

Rrugëtimin e zhvilluar me këtë metodologji, e ndau edhe drejtuesja e një prej kompanive fituese në projektin e mëparshëm. “IDEA është një laborator biznesi’’, sipas drejtueses së qendrës Kallz.

Qendra Multifunksionale për Fëmijë Kallz, ishte një nga startup-et fituese në edicionin e kaluar. Përmes  trajnimit, këshillimit dhe realizimit të një plani biznesi, qendra vlerësohet të ketë fituar më shumë siguri në mbarëvajte, duke u paraprirë sfidave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0