IBM ia bën jetën pak më të lehtë nënave me fëmijë - Business Magazine Albania

IBM ia bën jetën pak më të lehtë nënave me fëmijë


Të udhëtosh për punë ndërsa je një nënë me fëmijë në gji është një eksperiencë plot merak. Shumë aeroporte ende nuk kanë një vend të përcaktuar ku nënat mund ti japin gji fëmijëve të tyre. Ndoshta ato nuk të lejojnë as të marrësh me vete qumështin e gjirit. Dhe nëse udhëtimi juaj zgjat më shumë se disa orë, a mund ti japësh gji fëmijës në avion?

Shume femra thjesht nuk pranojnë të udhëtojnë derisa fëmija të rritet dhe të ketë filluar të ushqehet me ushqime të tjera përvec qumështit. Por IBM ka si qëllim që ta bëjë të gjithë këtë eksperiëncë më të lehtë.

Të hënën e shkuar, gjiganti tech njoftoi se do të transportojë me anije  qumështin e gjirit të nënave nëpër shtëpitë e tyre ndërkohë që ato janë nëpër udhëtime pune. Do të ishte me interes  të shihej nëse drejtues të tjerë biznesi do të ndiqnin shembullin e IBM-së.

Kompania nuk ishte e sigurtë se sa nga 370,000 punonjësit e saj do të përfitonin nga ky program por deklaroi se kjo nuk i interesonte shumë. “Përsa kohë është edhe një nënë e vetme që e gjen këtë program përfitues, nuk mund të them se sa do të përdoret ky program dhe nëse do ta vazhdojmë atë ose jo,” Barbara Brickmeier, zëvendës presidente e përfitimeve në IBM i tha The Huffington Post.

Kjo iniciativë i cliron nënët e reja, punonjëse të kompanisë, nga bezdia e kontrolleve nëpër aeroporte ku agjentët e Transportation Security Admistration (Administrata e Sigurimit të Transportit) njihen për konfiskimet e qumështit të gjirit nese i kalon 3.4 ounce, te transportuara ne nje valixhe dore.

Vetëm së fundmi, në sajë të programit “Obamacare” punonjeset amerikanë kanë kërkuar të kenë një hapësirë private dhe kohë ‘të arsyeshme” për të shtrydhur qumështin nga gjiri i tyre. Por politika e IBM shon përtej asaj që kërkohet. Padyshim kjo e bën më të lehtë për një nënë në karrierë të niset për një udhëtim pune.

Kjo është një nga iniciativat më të reja në vargun e politikave të mira të zbatuara për nënat e reja. IBM gjithashtu ofron 6 javë leje lindjeje të paguar për nënat e reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0