I dënuar me 25 vjet, zgjidh problemin e lashtë të matematikës në qelinë e burgut - Business Magazine Albania

I dënuar me 25 vjet, zgjidh problemin e lashtë të matematikës në qelinë e burgut

Një vrasës i dënuar, i cili ushtroi veten se si të kuptonte matematikën e përparuar, zgjIdhi një problem të lashtë nga qelia e tij e burgut.

Christopher Havens pasi braktisi shkollën e mesme, “doli nga binarët” dhe u bë trafikant droge. Ai u dënua në vitin 2011 me 25 vjet burg për vrasje, ndërsa në qeli gjeti pasionin e tij për matematikën dhe tani shpreson të frymëzojë të tjerët, ku këtë arritje ia dedikoi viktimës së tij.

Aktualisht ai ka filluar “Projektin e Matematikës së Burgut” për të ndihmuar të tjerët të gjejnë pasionin e tyre në jetë. Kur Havens po përpiqej të studionte disa libra shkollorë, ai vendosi t’i shkruante një letër një profesori të matematikës në Umberto Cerruti nga Torino, Italia veriore, i cili i dha detyrën për të zgjidhur një problem, duke u përpjekur kështu të testonte aftësitë e tij.

Pas ca kohësh, Umberto Cerruti në Torino mori përgjigjen me postë: një copë letër 120 centimetra të gjatë me një formulë tepër të gjatë të shkruar mbi të. Cerruti së pari duhej të fuste formulën në kompjuterin e tij për të kontrolluar se çfarë i kishte dërguar i burgosuri: Havens i kishte zgjidhur detyrat në mënyrë korrekte.

Profesori i matematikës në Torino më pas ftoi Havens që ta ndihmonte me një problem të lashtë matematikor që matematicienët nuk e kishin zgjidhur dot dhe vetë Cerruti ishte përpjekur ta zgjidhte për një kohë të gjatë.

Duke përdorur vetëm stilolaps dhe letër, Havens punoi për një kohë të gjatë me problemin nga teoria e numrave që përfshin të ashtuquajturat fraksione të vazhdueshme, mbi të cilat matematikani i lashtë grek Euklidi kishte shprehur të gjithë dijet e tij.

Një fraksion i vazhdueshëm është një fraksion i përzier në të cilin emëruesi ka edhe një herë formën e një fraksioni të përzier, me këtë strukturë që vazhdon drejt pafundësisë. Thyesat lidhen kështu së bashku.

Kjo teori numrash përdoret në kriptografinë moderne, e cila ka një rëndësi vendimtare sot në bankë dhe financa dhe në komunikimet ushtarake.

Havens zgjidhi enigmën matematikore shekullore për herë të parë.

Cerruti ndihmoi Havens të formulonte provën në një mënyrë shkencore të saktë, dhe disa muaj më vonë, në janar 2020, të dy ata e botuan atë në revistën Research in Number Theory.

Kjo ishte tashmë një arritje e madhe.

Por i burgosuri Havens jo vetëm që zgjidhi një problem të lashtë të matematikës: Ai gjithashtu arriti të frymëzojë një grup të burgosurish për botën e numrave përmes pasionit të tij. Një klub i rregullt matematikor është formuar që atëherë në burg.

Ndër të tjera, Havens feston 14 Marsin çdo vit me 14 shokët e burgosur në klub si “Dita e Pi”, e quajtur sipas konstantës së mirënjohur matematikore shpesh të përafruar si 3.14.

Umberto Cerruti nga Torino ishte gjithashtu në gjendje të merrte pjesë në një nga këto festime të pazakonta nën masat më të rrepta të sigurisë.

Gjatë 16 viteve të mbetura të dënimit të tij me burg, Havens dëshiron të vazhdojë të studiojë tema të tjera matematikore. Ai mendon se bërja e matematikës është një mënyrë që ai të paguajë “borxhin ndaj shoqërisë”.

Dhe ndoshta historia e tij e pazakontë e jetës ia vlen të kthehet në një film Hollivudi.

Në një intervistë për CBC, për dashurinë e tij për matematikën, Havens tha: “Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë ndryshime personale brenda nesh, pas të gjitha problemeve që jeta të ofron. Matematika me ka ndihmuar të ndryshoj jetën. ”

Ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0