Hyperloop testohet për herë të parë në shkretëtirën e Nevadës - Business Magazine Albania

Hyperloop testohet për herë të parë në shkretëtirën e Nevadës


Hyperloop akoma ndihet si fantashkencë më shumë se sa një projekt aktual, por disa fotografi të reja nga kompania e transportit shumë të shpejtë, Hyperloop One tregojnë se janë duke e bërë atë pjesë të botës së vërtetë.

Imazhet e reja japin një pasqyrë se si ka përparuar ndërtimi i Hyperloop në shkretëtirën Nevada, që mund të çojë një ditë pasagjerët me shpejtësi shumë të lartë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Testi – i njohur si DevLoop – është 500 metra i gjatë dhe 3.3 metra i gjerë në diametër, duke i dhënë hapësirë ​​të mjaftueshme kompanisë “Hyperloop One” të ofrojë prova për publikun, të teknologjisë së saj në gjysmën e parë të këtij viti.

Hyperloop ka potenciale për t’u bërë metoda më e shpejtë dhe efikase e transportit. Ideja e Elon Musk ka disa kompani të industrisë që synojnë të bëhen lider, duke përfshirë “Hyperloop One” me bazë në LA, si dhe konkurrenti “Hyperloop Transportation Technologies”.

Siç tregojnë edhe imazhet, duket se Hyperloop po bën progres edhe pse gjatësia e pistës së përcaktuar deri më tani do të marrë vetëm dy sekonda për një tren si Hyperloop të kalojë.

Burimi: theverge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0