Hyn në fuqi rregullorja, jo më reklamim të ushqimeve të pashëndetshme në shkolla - Business Magazine Albania

Hyn në fuqi rregullorja, jo më reklamim të ushqimeve të pashëndetshme në shkolla

ushqimeve të pashëndetshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kanë miratuar rregulloren për ‘Ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme në institucionet arsimore të arsimit bazë’. Sipas informacionit të publikuar rregullorja bazohet në qasjen e sistemit të integruar të mbrojtjes së nxënësve nga mosha 6–15 vjeç, të cilët ndjekin arsimin bazë dhe në parimet e përgjithshme të sigurimit të të drejtave të fëmijës.

Kjo Rregullore synon të plotësojë dhe rregullimet e legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, si edhe legjislacionin për mediat audiovizuale, në lidhje me komunikimet e papërshtatshme me natyrë tregtare që shoqërojnë ose përfshihen në programet për të mitur, të ushqimeve e pijeve që përmbajnë substanca të dëmshme ose të padobishme për shëndetin fizik të fëmijëve, veçanërisht ato me përmbajtje të lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, sode e sheqeri, që janë tej normave të lejuara për një dietë ushqimore të shëndetshme për fëmijët.

Lexoni: Disa mësime që e bëjnë jetën tonë pak më të lehtë

Lista e ushqimeve të ndaluara:

  1. Ëmbëlsira: çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); – produkte të veshura me çokollatë (p.sh. biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë); – ëmbëlsirë, përfshirë ëmbëlsirat “pa sheqer” (p.sh. çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë: menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmallows, dhe ëmbëlsira të tjera); -çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; -bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.
  2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.
  3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g; -22g ose më shumë yndyrë për 100g; -2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g; -0.6g ose më shumë natrium për 100g; -3g sheqer ose më shumë në total për 100g;
  4. Pijet freskuese (me ose pa gaz), duke përfshirë ujëra me aromë; -pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë; -pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar; -lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar; -lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar; -lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije; -qumësht i plotë; -pijet energjike.

Lista e ushqimeve të lejuara:

  • fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);
  • fruta të konservuara në lëng natyral;
  • perime të papërpunuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0