I pozicionuar në zemër të gjirit të famshëm të Kotorit të mbrojtur nga UNESCO, resorti i ri premium ofron një atmosferë të qetë që transmeton mirëqenie dhe harmoni, me 252 dhoma dhe apartamente të dizenjuara në mënyrë ekologjike.
Kompania Krolbay dhe Hyatt Hotels Corporation( NYSE: H) njofton hapjen zyrtare të Hyatt Regency Kotor Bay Resort më 1 qershor 2023 duke u ofruar të ftuarve një përvojë premium në gjirin mahnitës të Kotorit në Malin e Zi. Hapja shënon resortin e parë të Hyatt në Malin e Zi, i cili do të mirëpresë pushues vendas dhe të huaj të shijojnë peizazhin dramatik të gjirit të Kotorit, me pamjen mahnitëse të shkëmbinjve të pjerrët që bien mbi një gji të ngushtë në detin Adriatik.
“Pas rinovimeve dhe zgjerimeve të konsiderueshme, jemi të emocionuar të hapim resortin e ri dhe të transformuar Hyatt Regency Kotor Bay në një nga zonat me rritje të lartë të Evropës Juglindore”, tha Sasha Saveljic, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Krolbay sh.p.k. e cila ka në pronësi dhe menaxhon resortin. Ndërtesa e njohur më parë si Blue Kotor Bay Premium Spa Resort, i është nënshtruar një ndërtimi të plotë që nga nëntori 2021.
Hyatt Regency Kotor Bay Resort është destinacioni i përsosur për të përjetuar një atmosferë unike mirëqenieje dhe harmonie, mbështetur nga qasja bashkëkohore ndaj eko-dizajnit dhe harmonia midis hapësirave të jashtme dhe të brendshme, të cilat kanë qenë një pikë e fortë në procesin e dizenjimit të resortit.
“Duke huazuar elemente nga natyra, presim me padurim që t’u ofrojmë të ftuarve, klientëve dhe anëtarëve të World of Hyatt një botë relaksi dhe qetësie. Çdo element i resortit është krijuar për të nxjerrë në pah forcën e plotë të natyrës që rrethon hotelin, duke u dhuruar kështu pushuesve një përvojë pa stres”, tha Saveljic.
Akomodimi
Hyatt Regency Kotor Bay Resort ofron 205 dhoma, 21 apartamente premium dhe 26 apartamente deluks, dekoruar dhe mobiluar me kujdes duke u frymëzuar nga bukuria dramatike por e sofistikuar e zonë përreth. Dymbëdhjetë nga apartamentet premium ofrojnë pishinë të jashtme, ndërsa nëntë prej tyre përfshijnë jacuzzi të jashtme. Resorti plotësohet nga plazhi natyror dhe ofron 2 pishina në ambientin e jashtëm, me hapësirë 600 m2 dhe 180m2, si edhe një pishinë të brendshme.
Për më tepër, resorti ofron qendër fitnesi me të gjitha pajisjet, një dhomë për yoga dhe pilates, si dhe një hapësirë të madhe për shërbimet spa and wellness, e cila u jep mundësi pushuesve të relaksohen dhe të shijojnë pamjen unike të gjirit dhe peizazhit malor. Koncepti i Spa-së është frymëzuar nga flladi i detit të gjirit, pasuruar me bimët e vendit. Hyatt Regency Kotor Bay Resort gjithashtu ofron shtatë ambiente ngrënieje. Peizazhi piktoresk, dizajni elegant dhe kombinimi inovativ i shijes vendase me atë ndërkombëtare, është parajsa gourmet e cila do të kënaqë të gjitha shqisat.
Hapësirat e hotelit të dedikuara për eventet kanë një sipërfaqe prej rreth 500m2, që është ideale për organizimin e takimeve dhe eventeve për nga 10, deri në 160 të ftuar.
Lexo: Arsimi profesional dhe turizmi në Shqipëri
Për më shumë informacion ose për të rezervuar, ju lutem vizitoni linkun https://www.hyatt.com/en- US/hotel/montenegro/hyatt-regency-kotor-bay-resort/tivrk ose ndiqni hotelin në faqen e Instagramit
@hyattregencykotorbayresort
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.