Huskymag, platforma shqiptaro-amerikane e djalit nga Durrësi

Huskymag, platforma shqiptaro-amerikane e djalit nga Durrësi


Kushtet e vështira ekonomike nuk e kanë penguar që sot ai të ecë përpara dhe të krijojë një biznes të regjistruar në Amerikë falë ortakërisë më një shtetas amerikan. Kurioziteti e shtyu të studionte online për teknologjinë dhe websit-et.

E nisi me krijimin e website “Koka Official” në bashkëpunim me një maroken. Kjo faqe u cilësua nga facebook si një nga 3 faqet më të shpejta në botë dhe arriti të siguronte 3.5 milionë fansa në një muaj. Faqja u hakerua duke u mbyllur. Por ai nuk ndaloi. Së bashku me vëllain, nga dashuria e madhe për kafshët, krijoi një faqe për këtë. Faqja publikon video e foto të përzgjedhura të kafshëve, kryesisht të qenve. Në fund të vitit të kaluar, pjesë e ekipit bëhen edhe dy sipërmarrës amerikanë, të cilët blenë 50% të vlerës së faqes. “Huskymag” sot është regjistruar si biznes në Kansas City, ku janë dhe zyrat qëndrore të saj.

Por çfarë është Huskymag dhe si lindi ideja e krijimit?Në vitin 2017 Marion punonte për DF Magazine, një revistë dhe media e përgjithshme, ku postoheshin video dhe lajme të ndryshme.  Nga gjithë postimet që hidheshin kuptoi se postimet e kafshëve ishni ato që tërhiqnin më shumë vëmendjen e shikuesve. Kështu, me vëllain krijuan Husky Puppies dhe më vonë ndryshuan emrin në Huskymag.

Si u shërben Huskymag njerëzve dhe cilat janë burimet e përmbajtjes

Huskymag promovon bashkëjetesën me kafshët dhe qentë në veçanti. Si të trajtohen ata si të barabartë dhe të ndihen pjesë e familjes.
Çdo ditë, mbi 50 persona të ndryshëm nga e gjithë bota dërgojnë videot e tyre në mënyra të ndryshme si email, DM ose instagram duke bërë tag dhe videot zgjidhen në bazë të cilësisë dhe informacionit të rëndësishëm që përmbajnë për audiencën. Një grup ndjekësish prej 100 mijë veta u jep mundësinë njerëzve të interesuar të marrin informacionet bazë për këto kafshë.

Lexo  Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë

Arritja më e madhe?: “Të arrish do të thotë të ndalosh. Ne nuk ndalojmë, ky është vetëm fillimi”, thotë ai. Dhe me sukses me siguri nuk ka parasysh paratë. “Paraja nuk është gjithçka, duhet punuar fort për të ndërtuar një të ardhme”. Aktualisht ai është në hapat e para të krijimit të një kompanie të quajtuar Being. “Kjo kompani premton shumë, por duhet t’ia lëmë kohës për t’a vërtetuar këtë”,- thotë ai, duke theksuar se së shpejti do të largohet drejt Britanisë së Madhe, për t’iu bashkuar kolegëve të tij, të cilët i kanë besuar dhe e kanë ndihmuar shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0