Huawei dhe Ericsson nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë për ndërlicensimin e patentave - Business Magazine Albania

Huawei dhe Ericsson nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë për ndërlicensimin e patentave

Huawei dhe Ericsson kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë dhe globale për licensimin e patentave thelbësore për një gamë të gjerë standardesh si: 3GPP, ITU, IEEE dhe IETF për teknologjitë celulare 3G, 4G dhe 5G. Marrëveshja mbulon infrastrukturën e rrjetit dhe pajisjet e konsumatorit të të dyja kompanive, duke u dhënë të dyja palëve akses global në teknologjitë e patentuara dhe të standardizuara të njëra-tjetrës.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm një marrëveshje afatgjatë globale të ndërlicensimit me Ericsson,” tha Alan Fan, Drejtuesi i Departamentit të Pronësisë Intelektuale të Huawei. “Si kontribuesit kryesorë të patentave thelbësore standarde (SEP) për komunikimin celular, kompanitë e njohin vlerën e pronës intelektuale të njëra-tjetrës dhe kjo marrëveshje krijon një mjedis më të fortë për patentimin e tyre. Kjo tregon angazhimin që të dyja palët kanë marrë që prona intelektuale të respektohet dhe mbrohet siç duhet.”

Gjatë 20 viteve të fundit, Huawei ka qenë një kontribues i rëndësishëm në standardet kryesore të TIK-ut duke përfshirë standardet për celularët, Wi-Fi dhe multimedian.

Në vitin 2022, Huawei kryesoi renditjen e aplikantëve në Zyrën Evropiane të Patentave për numrin e aplikimeve për patentë, me 4,505 aplikime të paraqitura.

“Angazhimi ynë për të ndarë inovacionet kryesore teknologjike do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të industrisë dhe do t’u sigurojë konsumatorëve produkte dhe shërbime më të përparuara,” shtoi Fan.

Huawei është njëkohësisht mbajtës dhe zbatues i patentave thelbësore standarde dhe kërkon të ketë një qasje të ekuilibruar licensimi. Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ajo jep dhe merr akses në teknologjitë kryesore. “Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve intensive që siguruan se interesat e mbajtësve dhe zbatuesve të patentave do të respektohen siç duhet,” tha Fan.

Lexo: 185 vende krijojnë fondin për të mbrojtur natyrën, OKB bën thirrje për më shumë para

Rreth Huawei

Themeluar në vitin 1987, Huawei është ofrues kryesor global i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente.

Kompania ka 207,000 punonjës dhe operon në më shumë se 170 vende dhe rajone, duke u shërbyer më shumë se tre miliardë njerëzve në mbarë botën.

Vizioni dhe misioni i saj është të sjellë teknologjinë te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente. Për këtë qëllim, ajo punon drejt lidhjes kudo dhe aksesit gjithëpërfshirës në rrjet, duke hedhur themelet e një bote inteligjente; siguron fuqi të larmishme kompjuterike aty ku dhe kur nevojitet; sjell inteligjencë në të katër anët e tokës; ndërton platforma dixhitale që ndihmojnë të gjitha industritë dhe organizatat të bëhen më të shkathëta, efikase dhe dinamike; ripërcakton përvojën e përdoruesit me AI, duke e bërë atë më të inteligjente dhe më të personalizuar për njerëzit në të gjitha aspektet e jetës së tyre, pavarësisht nëse janë në shtëpi, në lëvizje, në zyrë, duke u argëtuar ose duke punuar jashtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0