HTC, LG, dhe Sony, në vitin 2019 do të sjellin telefona 5G

HTC, LG, dhe Sony, në vitin 2019 do të sjellin telefona 5G


Planet ambicioze të Qualcomm për 5G sapo hodhën një hap të rëndësishëm përpara.

Një pjesë e vogël e prodhuesve të telefonave njoftojnë se në vitin 2019 do të kenë gati telefona 5G. Midis tyre: HTC, LG, Sony dhe Oppo, të cilët do të jenë ndër të parët që do të adoptojnë modemin e shpejtë të Qualcomm Snapdragon X50 ultra.

Në total, 19 prodhues kanë nënshkruar për të bërë pajisje me pajtueshmëri 5G duke përdorur X50 në vitin 2019. Për konsumatorët, do të thotë se do të ketë të paktën disa pajisje me kapacitet 5G në treg vitin e ardhshëm.

Fakti që shumë prodhues të harduerëve janë të gatshëm të angazhohen në çipat 5G të Qualcomm në vitin 2019, sigurisht që është një shenjë pozitive.

Qualcomm fillimisht prezantoi X50, i cili mundëson lidhjet me shpejtësi të shpejtë gigabit, në vitin 2016.

Por tani që kaq shumë transportues dhe krijues të pajisjeve janë bashkuar në bord, Qualcomm është më afër se kurrë për të bërë planet e tij për 5G realitet.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0